LAJMI I FUNDIT:

Koha kur Laporta iu drejtua gjykatës për ta parandaluar Messin që të luajë për Argjentinën

Koha kur Laporta iu drejtua gjykatës për ta parandaluar Messin që të luajë për Argjentinën

Të gjithë ju me gjasë e dini se Lionel Messi e ka fituar trofeun e parë me Argjentinën duke fituar medaljen e artë në Beijing në vitin 2008.

Por, a e keni ditur se kjo për pak sa nuk ndodhi? Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ishte drejtuar në gjykatë për të parandaluar Messin që t’i bashkohej kombëtares.

Kjo pasi blaugranasit përfunduan në pozitën e tretë në La Liga dhe ata kishin nevojë që të siguronin vendin e tyre në Ligën e Kampionëve përmes kualifikimeve.


Laporta kërkoi që lojtarët e tij më të mirë të jenë në dispozicion për atë duel shumë të rëndësishëm ndaj ekipit polak Wisla Krakow.

“Ne nuk kemi dyshime se rregullat janë në anën tonë. Ne nuk e kemi obligim që ta lirojmë lojtarin”, kishte thënë Laporta.

Për këtë arsye ai ndërmori masa ligjore ndaj Federatës së Futbollit të Argjentinës, madje e fitoi atë rast.

Messi më vonë kishte pranuar se ai ishte i etur që t’i bashkohej bashkëlojtarëve të tij në Kinë, dhe pikërisht në atë moment ndërhyri Pep Guardiola, duke i dhënë leje atij që të shkojë në Lojërat Olimpike.

Vendimi i Guardiolës doli të ishte i duhuri. Barcelona avancoi në fazën e grupeve pasi e mposhti ekipin polak me rezultat të përgjithshëm 4-1, ndërkohë, Messi siguroi medaljen e artë me Argjentinën./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti bën parashikimin për finalen e Kupës së Mbretit përballë Barcelonës

Ancelotti bën parashikimin për finalen e Kupës së Mbretit përballë Barcelonës

La Liga
Flick duket se ka gati formacionin startues përballë Realit në finalen e Kupës së Mbretit

Flick duket se ka gati formacionin startues përballë Realit në finalen e Kupës së Mbretit

La Liga
Ancelotti kryqëzon lojtarin e Real Madridit në konferencë për media para ndeshjes me Barcelonën

Ancelotti kryqëzon lojtarin e Real Madridit në konferencë për media para ndeshjes me Barcelonën

La Liga
Redaktori i France Football i kishte kërkuar falje, ndërsa Zidane mendon se legjenda e futbollit ishte grabitur për Topin e Artë

Redaktori i France Football i kishte kërkuar falje, ndërsa Zidane mendon se legjenda e futbollit ishte grabitur për Topin e Artë

Ndërkombëtare
Jorge Mendes jep sinjale se po e largon top lojtarin nga Barcelona

Jorge Mendes jep sinjale se po e largon top lojtarin nga Barcelona

La Liga
Rio Ferdinand emëron dy lojtarët që e merituan të fitonin Topin e Artë, por nuk e fituan kurrë

Rio Ferdinand emëron dy lojtarët që e merituan të fitonin Topin e Artë, por nuk e fituan kurrë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori