Ronald Koeman e ka njoftuar Luis Suarezin se nuk e ka përfshirë në projektin e tij për sezonin e ardhshëm – njofton radiostacioni katalunas, Rac1.

Trajneri i ri i Barcelonës i ka telefonuar uruguaianit mëngjesin e të hënës për ta informuar që nuk bën pjesë në planet e holandezit, transmeton Marca.


Sulmuesi ka edhe një vit në kontratën e tij me Blaugranët, kështu që duhet të arrijë marrëveshje me klubin për t’u larguar nga Camp Nou.

LuisSuarezbarca 1 (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Kjo është lëvizja e parë e madhe e Koeman në ristrukturimin e skuadrës katalunase, ku pritet të largohen disa prej futbollistëve të deritanishëm.

Në ndërkohë, objektivi kryesor i menaxhmentit mbetet që ta bindë Lionel Messin që ta vazhdojë qëndrimin në Camp Nou. /Telegrafi/

RonaldKoeman 1 (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

telegrafi sport app