Everton gjendet në një pozitë aspak të mirë. Për ekipin e Ronald Koeman disfata 4-0 në Old Trafford përballë Manchester United e përkeqësoi bilancin negativ, por gjatë analizës që i bëri ndeshjes Koeman deklaroi se presioni i ushtruar nga ana Jose Mourinhos nuk ishte i drejtë.
Në të vërtetë Mourinho nuk u kursye për kundërshtarin e Ligës Premier duke i cilësuar shpenzimet e Evertonit prej 140 milionë funtesh gjatë merkatos së verës si një motivim për të qenë një ndër skuadrat që renditen në top katërshen e klasifikimit këtë sezon.
“Ju lutem më thoni nëse ka ndonjë që mendon se kjo është një deklaratë realiste e Mourinhos kundrejt nesh. Unë nuk jam aspak i lumtur se si e kemi nisur sezonin, por ju lutem te tregohemi realist dhe të mos ironizojmë njëri-tjetrin. Në futboll shpesh herë situatat komplikohen për ekipet, ndaj na duhet më shumë kohë.”
Pozitat e trajnerit holandez nuk janë ndër më të favorshmet dhe nëse në tre takimet e radhës në Ligën Premier përballë Bournemouth, Burnley dhe Brighton do të dështojë të marrë rezultate pozitive atëherë rrezikon që të shkaktojë një krizë tek Everton, transmeton SS
“Çdo trajner ka dyshimet e veta në jetë, edhe unë kam të miat. Sigurisht që mendoj se lojtarët ishin të motivuar por në fushë tregun se nuk kishin vetëbesim. Ndoshta kjo është normale në fillim të një sezoni. Kemi luajtur edhe në Ligën e Evropës edhe në kampionat dhe tani kemi katër ndeshje të cilat duhet t’i fitojmë. Skuadra ime reagoi dhe kjo më bën të mendoj se kemi mundësi të bëjmë mirë, sikurse nuk mbeta i impresionuar nga United. Ndoshta tingëllon cuditshëm pas një rezultati 4-0 por mund të them se ata ishin shumë të ftohtë dhe ne nuk e meritonin një rezultat të tillë.”
Gjithsesi, në ambientin mediatik mendohet se problemet e Evertonit janë krijuar nga vetë ata. Shitja e Romelu Lukaku te United për £75, dhe mos zëvendësimi i tij duket se po ndikon te kjo skuadër. Ndërkohë që 70 milionë të tjera janë shpenzuar për Gylfi Sigurdsson dhe Davy Klaassen për të përforcuar repartin e sulmit. Nga ana e tij Mourinho mohoi deklarata e kolegut Koeman duke u shprehur se ai nuk kishte ushtruar asnjë presion Evertonit
“Nuk kishte asnjë presion na ana ime. Presioni ishte për skemën taktike, organizimin e skuadrës dhe Koeman e di se unë jam pozitiv ndaj tij, ndaj nuk kishte pse të humbte besimin në vete i ndikuar nga unë. Gjatë 30 minutave të para kishte vetëm një skuadër që lunte dhe një tjetër që rrinte spektaktore. Në 30 minutëshin e dytë situata u vështirësua disi për ne gjithsesi, në fund të ndeshjes ne i masakruam.”
Aktualisht Everton renditet i 18 në tabelën e klasifikimit ndërsa Manchester United i dyti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Mbyllet pjesa e parë: Liverpooli po avancon me dy gola ndaj Manchester Cityt

Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Eskalon situata në fund të ndeshjes Liria - Vëllaznimi, tifozët futen në fushë

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Dy top klubet angleze e bëjnë prioritet transferimin e Frenkie de Jongut

Barcelona rrit kufirin e pagave, tani synon afrimin e një ylli nga Liga Premier

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë