LAJMI I FUNDIT:

Kodra e Diellit – Tetovë, çmime të reja të biletave për skijim

Kodra e Diellit – Tetovë, çmime të reja të biletave për skijim

Kodra e Diellit sot me mbulesë dëbore prej 10cm, që nuk mjafton për të skijuar. Në prag të fillimit të sezonit për skijim në një nga qendrat më atraktive në vend, folëm me udhëheqësin Adem Avziu i cili na informoi për çmimet e reja dhe interesin e turistëve.

“Kriza energjetike imponon rritje të butë të ski-biletave ditore. Kishte edhe shitje para kohe. Rritja do të jetë maksimum deri në 20%. Sa u përket ski-ashensorëve, ata janë të gatshëm, presim reshje të borës për ta filluar sezonin”, tha Adem Avziu, udhëheqës i Ski Qendrës Kodra e Diellit.


Të rikujtojmë se vitin e kaluar çmimi i biletës ditore për të rriturit kushtoi 1100 denarë. Të gjitha kapacitete shtetërore dhe private në Kodrën e Diellit u rezervuan që nga mesi i dhjetorit deri në shkurt. Interesi i turistëve vendorë por edhe të turistëve të huajt është i madh . Kjo do të thotë se në Kodrën e Diellit duhen ende hotele për t’u përgjigjur kërkesave të turistëve. Kompania italiane Tehno Alpin u zgjodh për investitor strategjik për ski-qendrën Kodra e Diellit. Plani i tyre për zhvillim dhe modernizim të terreneve ekzistuese dhe përmirësim të infrastrukturës primare, mori dritë jeshile.

“Hapi i radhës është fillimi i negociatave për investime konkrete për pikat konkrete. Nëse lëvizim me këtë ritëm, shpresoj se verën do ta presim me investimet e para konkrete në këtë ski-qendër”, deklaroi Adem Avziu, udhëheqës i Ski Qendrës Kodra e Diellit.

Investimi me vlerë të përgjithshme prej 186 milionë eurove duhet të realizohet duke nisur nga 2023, në 6 faza të investimit. Duhet të ndërtohen hotele të reja, shtigje të reja për skijim, vende të reja për parking, sistem për borë artificiale. Oferta vjen nga kompania që është prodhuese e sistemeve të tilla nga Tiroli jugor, Italia. Në faqen e tyre të internetit shkruan se funksion nga viti 1999 ndërsa ka 16 ekspozitura në botë dhe mbi 600 të punësuar.

Në trend Lajme

Më shumë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori