Reshjet e para të bores në viset malore sidomos në Kodrën e Diellit, janë një ogur i mire se mund të kemi një sezon të suksesshëm në këtë pikë turistike. Këtë e thotë drejtori i Elem Tursit Adem Avziu. Në një prononcim për gazetën KOHA, Avziu thekson se gjatë periudhës së kaluar, sidomos gjatë këtij viti, janë kryer shumë punë të cilët do të mundësojnë një sezon të mire turistik në Kodrën e Diellit. “Këtë sezon do të funksionojmë me kapacitet të plotë, të gjithë shtatë ski-ashensorët, përfshi këtu edhe gjashtëulësen, Cilipashinën, dyulësen për fëmijë, aerodromin, GE-në dhe kështu me radhë. Për herë të parë, në këtë qendër skijimi do të kemi edhe tualete publike, të cilët i kemi rregulluar për këtë sezon. Kemi dy minibare dhe restorante që do të funksionojnë për herë të parë. Po ashtu një informacion shtesë se këtë sezon kemi një shteg të ri të skijimit për skijim nate, është komplet shtegu i Aerodromit që do të bashkohet me dy shtigjet e Teteksit dhe do të shkojë përreth kishës afërsisht dy kilometra kemi për skijim nate. Presim borë të mjaftueshme dhe mund të bëjmë hapjen e sezonit të ri të skijimit”, tregon Avziu.
Hotelierët nga ana tjetër thonë se ka shumë rezervime sidomos nga vendet e huaja për muajin janar dhe shkurt. Në hotelin “Scardus”, theksojnë se rritja e interesimit ka të bëjë me përmirësimin e ofertës turistike, prandaj ka edhe fluks më të madh gati se çdo vit, sidomos nga jashtë. “Presim një fluks më të madh të mysafirëve veçanërisht të huaj, kemi prenotime të shumta për muajt janar dhe shkurt dhe kemi diku rreth 2000 prenotime për këta dy muaj – gjithnjë po e potencoj nga mysafirë jashtë vendit. Rritja e fluksit i dedikohet pikërisht rritjes së kualitetit të dhënies së shërbimeve, pasi ne ofrojmë edhe pajisje adekuate për skijim të lirë që edhe më shumë kërkohet nga ana e mysafirëve të huaj dhe ne i posedojmë prandaj ka interesim të shtuar”, thotë Hashim Hasani, pronar i hotelit “Scardus”.
Por, problem mbetet edhe këtë sezon mungesa e vendeve të parkimit. Viteve të kaluara janë hasur kolona të gjata të automjeteve në hyrje të Kodrës së Diellit. Pikërisht theksin e vënë në këtë drejtim, edhe në Elem Turs se duhet që të bëhet një investim i tillë. “Realisht Kodra e Diellit ka nevojë për një parking në kate, por nuk është në kompetencë tonë. Megjithatë, jemi duke shikuar mundësinë e investimit të Gongolës (teleferikut) nga Tetova për në Kodrën e Diellit që është një nga investimet më të mëdha dhe presim të shohim se si do të veprohet në të ardhmen”, thotë drejtori i Elem Tursit, Adem Avziu. Edhe në hotelin “Scardus” nënvizojnë se kërkesa kryesore është që të ketë më shumë vende për parkim. Në ndërkohë, një problem ndër vite janë edhe mbeturinat. Në hyrje të Kodrës së Diellit ndodhet pika për grumbullimin e mbeturinave. Kërkohet dislokimi i së njëjtës, sepse turistët përballlen që në hyrje të kësaj qendre turistike me mbeturina.
“Ne gjithmonë kemi potencuar se nevojiten parkingje shtesë dhe kjo është momentalisht një kërkesë urgjente për autoritetet përgjegjëse që të ketë më shumë vende për parkime. Mbeturinat poashtu janë problem, ne kemi kërkuar dislokimin e pikës së grumbullimit të mbeturinave që është në hyrje të Kodrës së Diellit që e njëjta të dislokohet, sepse mendoj nuk është imazh i mirë nëse një turistë në hyrje ballafaqohet me kontejnerët për mbeturina”, tha Hashim Hasani, pronar i hotelit “Skardus”. Në ndërkohë, ende vazhdon të jetë në gjendje të rëndë infrastruktura në këtë pikë turistike, sidomos sidomos në lagjen e vikend shtëpizave. Autoritetet në Kodrën e Diellit presin që me rritjen e reshjeve të bores, të fillojë sezoni turistik edhe në mënyrë solemne. (koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

VLEN: Në punësimin e 300 ushtarëve kriter do të jetë edhe përfaqësimi adekuat

Bislimi takohet me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, flasin për konstituimin e Qeverisë

Sekretari i Përgjithshëm i RCC-së në Prishtinë – takon liderët e vendit për të forcuar bashkëpunimin rajonal

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës