Seanca gjyqësore kundër Sami Lushtakut, Arben Gjukajt, dhe pesë të tjerë për akuzat e Prokurorisë lidhur me tenderin 6 milionësh për sigurimin e objekteve të KEK-ut, ka vazhduar me marrjen në pyetje të përfaqësuesit të kompanisë Besa Security e cila ishte ankuar në lidhje me këtë tender.
Granit Hasani, ka dëshmuar në rolin e palës së dëmtuar në këtë rast.
Hasani i është përgjigjur pyetjeve të prokurorit duke potencuar se është bërë shkelje e ligjit në procesin e dhënies së kontratës për sigurimin e KEK-ut, pasi sipas tij kompania Besa Security i ka plotësuar kriteret për këtë kontratë, në krahasim me kompaninë Security Code WTG, e cila sipas dëshmisë së Hasanit nuk ka pasur licencë për sistemin e alarmeve.
Dëshminë e tij Hasani e ka vazhduar duke thënë se nuk e ka parë kontratën e nënshkruar nga kjo kompani, mirëpo sipas tij kompania Security Code ka filluar të ofrojë shërbime të sigurimit.
Sipas tij, në lidhje me këto parregullsi gjatë këtij procesi kompania Besa Security ka dorëzuar shkresa në KEK, duke përfshirë edhe bordin e KEK-ut duke shtuar se kjo kompani parregullsitë i ka bërë publike edhe në një konferencë për media dhe i ka bë rë thirrje drejtorit të KEK-ut që të mos e nënshkruar këtë kontratë me kompaninë ËTG.
Të njoftuar me shkeljet në këtë rast sipas Hasanit kanë qenë edhe drejtori i prokurimit, drejtori menaxhues i KEK-ut Arben Gjukaj, i cili sipas Hasanit duke u bazuar në fakte për një kohë të gjatë nuk e ka nënshkruar kontratën.
Sipas Hasanit në tërë proces kompania Besa Security është dëmtuar nga fitimi i humbur. Për këtë ai tha se është kërkuar edhe nga gjykata një afat për dorëzimin e raportit të një eksperti. Për këtë dëm të shkaktuar kompanisë Besa Security dhe prestigjit të tij, Hasani shtoi se tani e tutje do të jetë shumë e vështirë që kjo kompani të fitojë ndonjë tender.
Në lidhje me akuzën për shtytje në keqpërdorim të detyrës zyrtare, të ngritur kundër kryetarit të komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, në këtë rast, Arianit Koci, avokat mbrojtës i Lushtakut, tha se nuk ka asnjë provë k undër Lushtakut. Ai shtoi se klienti i tij është i pafajshëm dhe po tentohet që për çdo problem në Kosovë faji të hidhet te ai.
“Lushtaku po tentohet të paraqitet si personi kujdestar për çdo problem në Kosovë. Kjo argumentohet me faktin se edhe në këtë gjykim asnjë provë materiale, asnjë dëshmi nuk është kundër tij, madje ai nuk përmendet fare. Ne vazhdojmë ta kërkojmë të drejtën tonë në këtë proces gjyqësor dhe jam i bindur që ai do të shpallet i pafajshëm. Thjeshtë nuk asnjë provë nuk e kemi që inkriminohet sipas akuzës, të cilën e ka dorëzuar prokuroria… Lushtaku akuzohet për shtytje të kryerjes së veprës penale, keqpërdorin të pozitës dhe autoritetit zyrtar, por deri më tani nuk ka asnjë provë. Madje, as pala e cila pretendon që është e dëmtuar nuk e përmend fare”, tha Koci.
Seanca do të vazhdojë edhe pasdite me dëshminë e dëshmitarit Granit Hasani.
Në këtë rast gjyqësor, përveç Sami Lushtaku dhe Arben Gjukajt akuzohen edhe Esat Tahiri, Milazim Lushtaku, Driton Pruthi, ish-kreu i OSHP-së Hysni Hoxha dhe Azem Duraku.
Hetimet lidhur me këtë rast kishin filluar më 5 tetor 2012, ndërsa aktakuza ishte ngritur më 16 janar 2015. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kosova-bojkoton-780x439-1-1.jpg)
"KOSOVA BOJKOTON", një numër i madh i qytetarëve bojkotojnë marketet sot dhe nesër
![A ka të drejtë Trump kur thotë se SHBA përballet me tregti të padrejtë?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trumpi-780x439.jpg)
A ka të drejtë Trump kur thotë se SHBA përballet me tregti të padrejtë?
![Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/026292b1-eb95-4de3-b9ea-268839beff30-1-780x439.jpg)
Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa
![Filloi fushata](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Denis-Rudi-interviste-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
Filloi fushata "Super Vendore" në Super Viva - në mbështetje të produkteve vendore
![Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Telegrafi-Jobs-780x439-2.png)
Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!
![Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rsz_foto_03-1-780x439.jpg)
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/bebe-780x439.jpg)
Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe
![Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e4b3e67c-dbb2-4803-b7b0-d1371debac6c-780x439.jpg)
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët
![Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/usyk-780x439.jpeg)
Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-gjesti-1-780x439.png)
"Me mua asnjëherë nuk ka pasur lojë" - Pas injorimit, Egli ende beson në sinqeritetin e Gjestit
![Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fury-780x439.png)
Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi
![Kosova pa 193 njohjet e premtuara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/281289382_741900460152277_3996124371227527709_n-780x439.png)
Kosova pa 193 njohjet e premtuara