LAJMI I FUNDIT:

Koci flet për ministrin Rikalo: Qyteti s’ka folur mirë për të!

Koci flet për ministrin Rikalo: Qyteti s’ka folur mirë për të!

Avokati Arianit Koci ka komentuar çështjen e ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikalo meqë ky i fundit është akuzuar se ka abuzuar me qytetarë të Kosovës gjatë luftës.

Koci ka thënë se për ministrin ka dëgjuar fjalë jo të mira, “nuk jam dëshmitarë okular në asnjë veprim penal të Rikalos, …për ministrin kam dëgjuar fjalë jo të mira”.

Postimi i plotë:


Ministrin Rikallo e njoh si figurë.

Kam lindur në Prishtinë, dhe si person kurioz, komunikativ dhe i shoqërueshēm, i njoh shumicën e prishtinalive.

I njoh edhe serbët e Prishtinës.

Të mirët që janë shumicë, dhe ata që e kanë keqpërdorë kohën e para dhe të luftës, me kryer vepra më të rënda penale.

Ti kthehemi Rikallos.

Pēr ministrin kam dëgjuar fjalë jo të mira.

Dorën në zemër, nuk jam dëshmitar okular në asnjë veprim penal të Rikalos.

Por, shehri ka folë.

E ky shehri i im, kurrë nuk ka folë keq për Banën, asistentin në Fakultet të Edukatës Fizike gjatë viteve të 90-ta.

Nuk ka folë keq as për Çejën.

Nuk ka folë keq për Dejanin apo Sashën.

Por, ka folë për Rikallon.

Ka folë keq edhe për Boshkon dhe Grbën.

Ka folë keq edhe për Maren.

Sidoqoftë, fjalët e çarshisë nuk janë bazë për dënim të ministrit, por janë bazë e fortë juridike, për hetim.

E sa i përket vet ministrit Rikalo, ai ka përgjegjësi morale të deklarohet.

Nëse eventualisht shkon rasti në gjykatë, ai mund të mbrohet në heshtje. Mund edhe të jetë i pafajshēm.

Por, para opinionit publik, si ministër, ai ka obligim moral të deklarohet.

Nuk mund të mbrohet në heshtje par qytetarëve, ministër i të cilëve është.

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Politikë
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Kalo në kategori