|- “Kërkuat të luftoja, ua dhashë zemrën time”, Kobe Bryant -

Kobe është më shumë se basketbolli. Sepse nuk janë thjeshtë atletë ata që i bëjnë miliona njerëz të dashurojnë sportin dhe të jenë sportistë.


Nuk janë thjesht sportistë ata që ndihmojnë sportistët tjerë të ngriten - ata janë njerëz të mëdhenj që nuk vdesin kurrë. Ky është Kobe dhe si Kobe Bryant historia e njerëzimit njeh shumë pak.

Pesë unaza të kampiont të NBA, dy herë MVP i finaleve e një herë MVP në vitin 2008, 18 paraqitje të All Star, e qindra arritje tjera personale dhe me klubin, flasin shumë për të si basketbollist legjendë, e që për shumëkënd do të jetë mbi emrat tjerë kulmorë të këtij sporti - si më i miri në histori.

Kobe frymëzoi gjenerata të tëra të duan basketbollin, të dashurojnë sportin. Mentaliteti i tij inspiroi fëmijët, talentët, bashkëlojtarët dhe kundërshtarët. Mentaliteti Mamba është mentalitet që njeh ngritjen në triumf, fitoren në disfatë, mësimin në çdo gabim dhe ngritjen pas çdo rënie.

Lojaliteti - nëse do të quhej ndryshe - do të quhej Kobe Bryant. Filloi dhe mbaroi karrierën te Los Angeles Lakers, duke i qëndruar 20 vjet besnik. Kurrë nuk e tradhtoi klubin. Kurrë nuk e tradhtoi as gruan Vanesën, as familjen, përkundër se fama, paraja dhe suksesi e vënë njeriun para gabimeve të tilla.

Kobe Bryant vdiq duke shkuar në një lojë basketbolli me vajzën e tij, pak orë pasi përgëzoi LeBron Jamesin që e tejkaloi në listën e top koshashënuesve në histori. Njerëzor e miqësor, basketbolli dhe edukimi i talentëve të rinj dhe lojtarëve të rinj aktual në ngritje ishin prioritet i tij.

Kobe është dashur të punojë në shumë talentë të basketbollit në vitet në vijim, por Zoti e mori atë para kohe sepse qielli kishe nevojë për njerzillëkun e tij.

Basketbolli nuk ishte i njëjtë prej kur ai u pensionua. Definitivisht nuk do të jetë kurrë më i njëjtë tash pasi ai shkoi në qiell.

***

CECA484A A4FF 4DF9 813E CB555D92AD50 Kobe Bryant në festën e titullit të pestë në karrierë me LA Lakers.

079C3E9D 0A82 47BA 91BE 3DBEE03FBDF1 Kobe Bryant dhe Michael Jordan ishin kundërshtarë në parket. Dy më të mirët e historisë së basketbollit.

D1BDAC0C D676 47E4 8F7D 3EE79963EEF4 Familja Bryant

2F3E3387 D691 4862 BBA7 60EB2C637D67 Shokët më të mirë, gjithmonë duke buzëqeshur

3E4CEFD1 4611 4791 883A D850A23EA04F Momenti i pensionimit nga basketbolli.