Marrëveshja e re politike për formimin e institucioneve, e nënshkruar nga krerët e Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Nismës për Kosovën dhe Aleancës Kosova e Re, nga analistët politikë po shihet me skepticizëm. Sidomos, vihet në dyshim nëse ky grupim i partive politike, do të mund të prodhojë një Qeveri të qëndrueshme.
Analisti Imer Mushkolaj thotë se i nominuari për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, nuk do ta ketë aspak të lehtë që të krijojë Qeveri të qëndrueshme dhe ta menaxhojë lehtë atë.
“Është një koalicion vështirë i menaxhueshëm nga kryeministri, nëse do të zgjidhet Haradinaj, për shkak se përveç sfidave të cilat e presin, është jashtëzakonisht e vështirë që të akomodohen interesat e të gjitha partive politike në këtë koalicion. Unë besoj se do të jetë e vështirë për të menaxhuar”, tha Mushkolaj.
Sipas Mushkolajt, një koalicion i tillë nuk do ta ketë lehtë as kalimin e disa ligjeve dhe shtyrjen përpara të çështjeve të rëndësishme. Në Kuvend, nënvizon ai, do të ketë edhe një opozitë të fuqishme.
“Kemi të bëjmë me një opozitë jashtëzakonisht të fortë të përbërë nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje. Besoj se do të shkaktohen probleme shtesë. Pra, unë konsideroj se Haradinaj si kryeministër apo koalicioni PAN, me nënshkrimin e marrëveshje kanë arritur një fitore të Pirros, por kjo nuk do të jetë një fitore e cila do të determinojë edhe sukses”, tha Mushkolaj.
Edhe Albert Krasniqi, analist nga Instituti Demokratik i Kosovës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, tha se Qeveria e ardhshme e Kosovës nuk mund të pritet se do të jetë stabile, marrë parasysh numrin e madh të partive politike që janë pjesë e koalicionit qeverisës.
“Kemi të bëjmë me një koalicion prej rreth 20 subjekteve politike, që e bënë një Qeveri shumë të fragmentuar, ku secila prej tyre do të ketë kërkesa të cila duhet të akomodohen prej partnerëve më të mëdhenj të koalicionit. Kjo e bënë një koalicion mjaft të brishtë dhe me një opozitë që është më e fortë edhe numerikisht, por edhe për kah kualiteti”, tha Krasniqi.
Liderët e koalicionit PAN, koalicion ky i përbërë nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, një ditë me herët nënshkruan me liderin e Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, marrëveshjen për krijimin e institucioneve të reja. Kurse, i nominuari për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, lider i AAK-së, ka thënë se marrëveshja i mundëson Kosovës nisjen e nevojshme, për përballje me sfidat që e presin.
Krasniqi thekson se pavarësisht koalicioneve partiake dhe interesave të partive politike, në Kuvendin e Kosovës nuk duhet të vonohen dhe procedohen çështjet e rëndësishme.
“Nëse mbizotërojnë ato politikat e inateve dhe çështjet e rëndësishme të cilat do të ishin të pranishme për shumicën e qytetarëve mund të bllokohen, marrë parasysh rolin dhe inatet që kanë qenë në skenën politike”, tha Krasniqi.
Kjo javë është paralajmëruar sërish se do të jetë vendimtare për të mbyllë seancën konstituive, e cila ka nisur më 3 gusht, por edhe pas gjashtë vazhdimeve nuk u përmbyll me zgjedhjen e kryetarit të këtij institucioni për shkak të mungesës së votave nga koalicioni PAN.
Në bazë të rezultatit të zgjedhjeve dhe aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, ky koalicion e ka të drejtën e propozimit të kryetarit të Kuvendi.
Pritet që pas lidhjes së koalicionit me AKR-në, koalicioni PAN tani të fillojë më në fund procedurën e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit dhe më pas edhe atë te zgjedhjes së Qeverisë së re të Kosovës./REL/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit