LAJMI I FUNDIT:

Koalicion i ri lokal në komunën e Dibrës. BDI-ja e konsideron si të pamoralshme

Koalicion i ri lokal në komunën e Dibrës. BDI-ja e konsideron si të pamoralshme

Pas vdekjes së Ruzhdi Latës, kryetar i komunës së Dibrës, në Këshillin komunal ka patur zhvillime politike që e kanë ndryshuar situatën në nivel lokal.

Ky Këshill ka zhvilluar seancën e radhës ku ka patur votim për kreun e këshillit, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Me bashkimin e votave te Aleancës për Shqiptarët, Lëvizjes Besa dhe të OBRM-PDUKM-së, për kryetar këshilli është votuar Eugjen Cami, nga Aleanca për Shqiptarët.

Ndaj këtij zhvillimi ka reaguar BDI-ja, nga radhët e së cilës ishte kryetari tashmë i ndjerë, Ruzhdi Lata.

Sipas kësaj partie, qytetarët duhet të jenë të durueshëm deri sa të ndodh votimi për kryetar komune, në zgjedhje të parakohshme.

Kështu, sipas BDI-së, do të vijë deri te rëzimi i koalicionit të partive të vogla shqiptare dhe OBRM-PDUKM-së. Madje, sipas kësaj partie, veprimi i partive shqiptare në Dibër është veprim jomoral, duke i akuzuar se në vdekjen e Ruzhdi Latës janë munduar ta gjejnë suksesin e tyre politik./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori