Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut kanë reaguar për shtyrjen e vitit të ri shkollor ku përmes një njoftimi kanë thënë se SBASHK-u pa asnjë të drejtë dhe në mungesë të kapacitetit për vlerësim profesional të shëndetit, bëri presin tek MASH-i për shtyrjen e fillimit të procesit shkollor, për 15 ditë.
Sipas njoftimit, SBASHK-u publikisht ka deklaruar se mësimi mund edhe të mos fillojë me 14 shtator 2020 shkaku se mund të rrezikohet shëndeti i mësimdhënësve dhe për shëndetin e tyre siç thuhet në reagim më i mirë është ajri në Durrës se shkollat e kontaminuara.
“Në ndërkohë, SBASHK-u publikisht ka deklaruar se mësimi mund edhe të mos fillojë me 14 shtator 2020 shkaku se mund të rrezikohet shëndeti i mësimdhënësve dhe për shëndetin e tyre më i mirë është ajri në Durrës se shkollat e kontaminuara. Për këtë arsye , kryeinspektori i arsimit kosovar Rrahman Jasharaj, i shoqëruar nga inspektori Ramë Likaj vizituan shkollat e Prishtinës pas së cilës Rrahman Jasharaj, në enciklikën e tij , urbi et orbi iu drejtua opinionit kosovar se viti shkollor ka gjasa të nisë me 14 shtator e që me këtë, me një pohim koke u pajtua edhe Ramë Likaj”, thuhet ndër të tjera në reagimin e KMDLNJ-së.
Lexoni më poshtë reagimin e tyre të plotë:
Më herët ishte marrë vendim që viti i ri shkollor të nisë me 1 shtator 2020 sikur që kishin vepruar edhe vendet e rajonit gjithnjë duke respektuar udhëzimet e IKSHPK-së, që është institucion kompetent dhe përgjegjës për shëndetin publik. Në ndërkohë SBASHK- u që deri tani kishte zënë flladin e mrizit në Durrës, pa asnjë të drejtë dhe në mungesë të kapacitetit për vlerësim profesional të shëndetit, duke u fshehur prapa veprimeve sindikaliste bëri presion te MASHT-i për të shtyrë fillimin e procesit shkollor për 15 ditë që nënkupton se sipas vendimit të SBASHK-ut i, vetëshpallur si autoritet suprem i arsimit në Kosovë , do të nisë me 14 shtator 2020. Me këtë u pajtua edhe vartësi i Rrahman Jasharajt , kryeplakut të SBASHK-ut , Ramë Likaj që është ministër i MASHT-it por që kompetencat ekzekutive për arsimin kosovar në të gjitha nivelet ia ka deleguar Rrahman Jasharajt. Në ndërkohë, SBASHK-u publikisht ka deklaruar se mësimi mund edhe të mos fillojë me 14 shtator 2020 shkaku se mund të rrezikohet shëndeti i mësimdhënësve dhe për shëndetin e tyre më i mirë është ajri në Durrës se shkollat e kontaminuara. Për këtë arsye , kryeinspektori i arsimit kosovar Rrahman Jasharaj, i shoqëruar nga inspektori Ramë Likaj vizituan shkollat e Prishtinës pas së cilës Rrahman Jasharaj, në enciklikën e tij , urbi et orbi iu drejtua opinionit kosovar se viti shkollor ka gjasa të nisë me 14 shtator e që me këtë, me një pohim koke u pajtua edhe Ramë Likaj. SBASHK-u , me një grusht individësh, në emër të ruajtjes dhe forcimit të protagonizmit dhe mbijetesës në skenën publike duke u thirrur në mbrojtjen e të drejtave të mësimdhënësve , duke bashkëvepruar në një shtrat të përbashkët me politikanët dhe politikën në mënyrën më flagrante ua ka shkelur të drejtat e nxënësve për një arsimim të rregullt dhe cilësorë. Greva disamuajshe dhe refuzimi për të mos kompensuar orët e humbura , jashtëzakonisht e ka dëmtuar procesin mësimor dhe ky veprim klientelistë e kundër sindikalistë do të dënohej në çdo vend të botës. Kërkesa ekskluzive e SBASHK-ut ka qenë rritja e pagave për mësimdhënësit , pa ofruar asgjë të re për këtë dhe as që iu ka interesuar se sa mbrapa do të mbesin nxënësit në procesin e mësim nxënies sikur edhe që skajshmërish kanë injoruar kërkesat e Këshillit të Prindërve. Humbja e orëve për një periudhë të gjatë për shkak të pandemisë e ka shtrirë për toke arsimin kosovar kurse mos fillimi me kohë dhe shtyrja eventuale e procesit mësimor për shkak të kërcënimit dhe qëndrimit shantazhues të SBASHK-ut përfundimisht do ta godasë arsimin e që për vite të tëra nuk do ta marrë veten. Me ligjet në fuqi, MASHT është autoritet suprem dhe i vetëm për arsimin kosovar, në të gjitha nivelet dhe vendimet e MASHT – it janë ekzekutive kurse të gjithë të tjerët mund të ndihmojnë me rekomandime. Shëtitja e ministrit të Arsimit , Ramë Likaj me Rrahman Jasharajn në shkollat e Prishtinës është sa i çuditshëm aq edhe i papranueshëm për faktin se askush në këto vitet e fundit, përmes shantazheve dhe grevave jo sindikale nuk e ka dëmtuar arsimin kosovar. Edhe ashtu e kemi pasur arsimin e brishtë kurse tash po prodhojmë analfabetë funksional serikë dhe intelektual jofunksional. Duhet të bëhet prerje e qartë, MASHT- i dhe ministri Likaj duhet të veprojnë në përputhje me mandatin dhe kompetencat kurse SBASHK-u dhe Rrahman Jasharaj duhet t’u kthehen veprimeve krejtësisht sindikaliste për faktin se , përveç se janë mësimdhënës, edhe fëmijët e tyre janë nxënës, studentë etj. Kështu, si qëndron puna kur MASHT-i i nënshtrohet shantazheve të SBASHK-ut, duhet të ndjehemi tepër të shqetësuar dhe të brengosur në duart e kujt janë dhe do të mbesin fëmijët tanë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gjithsej 827 sanksione për kundërvajtje komunikacioni gjatë ditës së djeshme

Limani: Komuna e Gostivarit ka filluar me realizimin e projekteve kapitale infrastrukturore

Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët