Këshilli për Mbrojtjen, Liritë dhe të Drejtat e Njeriut thotë se KEDS-i, e ka nisur sezonin dimëror me shtrenjtim dhe ndërprerje të energjisë elektrike.
Për këtë, KMDLNj pret ri – aktivizimin e protestave të qytetarëve shkaku se sipas tyre, është në interes të qytetarëve pavarësisht përkatësive politike, statusit shoqëror, etj.
“Sipas traditës, me të filluar sezoni dimëror, KEDS e fillon gjuetinë ndaj konsumatorit në Kosovë duke i fryrë faturat dhe duke i rritur çmimet e rrymës. Dallimet e faturave midis muajit paraprak dhe ato të muajit tetor janë deri në 300 – 400% më të larta prandaj shumë qytetarë janë ankuar në sportelet e KEDS–it por edhe në KMDLNj” , thuhet në reagim.
“Tash, KEDS shkaku se ishte i zënë ‘me pelë për dore’ vitin e kaluar me njehsorët digjital dhe ‘gabimet’ gjatë faturimit, ka gjetur një metodë origjinale për t’i zbrazur xhepat e konsumatorëve duke ua fryrë faturat për sasinë e pandryshuar të rrymës që e shpenzojnë. Janë shpikur shumë pozicione mashtruese për dënimin e konsumatorëve që i tejkalojnë limitet e rrymës së shpenzuar duke e përfshirë në dënim tërë rrymën e shpenzuar e jo vetëm sasinë e rrymës së shpenzuar që e tejkalon limitin”, thuhet tutje në reagim.
KMLDNj thekson se me fillimin e sezonit dimëror ngritët edhe çmimi i energjisë elektrike por sipas këtij këshilli është jo normale që ajo ngritje të shkojë deri në 300 – 400 % më shumë se ato të tarifave verore.
Këshilli ka kujtuar edhe se qytetarët patën protestuar disa herë kundër këtyre shpërdorimeve të KEDS – it, dhe vetëm atëherë e morën vëmendjen institucionale.
Mënyra tjetër që KEDS i dëmton konsumatorët e Kosovës, sipas KMLDNj-së, sidomos të zonave rurale është reduktimi i furnizimit me rrymë që në zonat rurale zgjatë me ditë të tëra kurse në Prishtinë, si kryeqytet i Kosovës zgjatë plotë katër (4) orë që është jo – normale për kohë të paqes aq më parë që gjatë kohës së bombardimeve të NATO – s në Prishtinë nuk kishte ndërprerje të tilla me furnizim të rrymës.
“Me këtë ndërprerje 4 orëshe, qytetarët e Prishtinës ndëshkohen keq përkundër faktit se inkasimi për rrymën e shpenzuar bëhet me rregull dhe thuaja është i tërësishëm”, thotë KMLDNj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe