Këshilli për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut me anë të një komunikate bën thirrje institucioneve të Kosovës që të miratojnë Ligjin për Amnisti për të burgosurit.
“KMDLNj , gjatë këtyre ditëve ka qenë pjesë e aktiviteteve në mbrojtje të drejtave të grupeve të margjinalizuara që ndërlidhet me 68 vjetorin e miratimit të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut e OKB – së (10 dhjetor 1948) dhe 27 vjetorit të themelimit të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (14 dhjetor 1989) ndërsa , për 10 dhjetor angazhimi i KMDLNj –së identifikohet në një grup të margjinalizuar, personat e burgosur dhe të dënuar të cilët nuk kanë përfituar asgjë nga shteti, në mungesë të Ligjit për Amnisti, sikur që kanë përfituar të burgosurit e vendeve të rajonit.”, thuhet në komunikatën e KMDLNJ-së.
Sipas KMDLNJ-së të burgosurit në Kosovë, që nga përfundimi i luftës kanë kërkuar të drejtat e tyre që u takojnë me ligjet në fuqi por ato u janë mohuar në të shumtën e rasteve. Për këtë arsye ka pasur kundërshtime të organizuara të të burgosurve sikur që ishte greva e urisë, mbyllja në dhoma dhe pavijone deri te kërcënimi për rrezikimin e sigurisë personale dhe të përgjithshme të burgjeve të Kosovës.
“Rasti më i rëndë, i cili kishte hetim gjysmak dhe asnjëherë nuk u adresua përgjegjësi tek ata që e shkaktuan tragjedinë ishte rasti i shtatorit 2003 kur, në kërkim të drejtave për të burgosurit ku kërkesa për Amnisti ishte ndër kryesoret, pas asnjë arsye intervenuan forcat e sigurisë me ç’rast humbën jetën katër (4 ) të burgosur ndërsa rëndë e lehtë pësuan 100 të tjerë. Vlen të theksohet se ndërmjetësues midis autoriteteve ( kryesisht ndërkombëtare) dhe të burgosurve ishin Avokati i Popullit dhe KMDLNj dhe pasi u arrit marrëveshja për mosinntervenim, ajo u thye, pati përfundim tragjik dhe askush nuk u dënua për këtë krim që nuk arsyetohet me asgjë”, thuhet tutje në komunikatën e Këshillit.
Sipas KMDLNJ-së ky trajtim i të burgosurve apo mohim i së drejtës për përfitim të beneficioneve, faljes nga Presidenti e sidomos mungesa e Ligjit për Amnisti , në masë të madhe e ka penguar dhe vështirësuar punën e Shërbimit Korrektues të Kosovës, nga oficeri korrektues i pavijonit deri te strukturat më të lartë udhëheqëse të cilët kanë përgatitur dosjet e kompletuara të atyre që kanë bërë kërkesë për falje dhe në disa raste nga 650 – 700 kërkesa, të dorëzuara apo të shqyrtuara janë falur 2 – 3 të dënuar.
Kjo ka ndikuar dhe po ndikon në rritjen e tensioneve brenda institucioneve të paraburgimit dhe atyre korrektuese duke i vënë në situatë të rëndë pikërisht ata që më së paku ose fare nuk vendosin për faljen e të burgosurve, oficerët korrektues dhe manxhmentin e Shërbimit Korrektues të Kosovës.
KMDLNj e përkujton opinionin në Kosovë se falja, shkurtimi i dënimeve dhe beneficionet për të burgosurit në vendet e rajonit është shndërruar në rregull, në standard që zbatohet në rast të datave me rëndësi apo në përfundim të vitit. Shqipëria, përkatësisht qeveria shqiptare me propozim të ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani i liroi nga vuajtja e dënimit 1000 të burgosur, ndërsa ua uli dënimet 3000 të burgosurve të tjerë që nënkupton se 4000 të burgosur përfituan nga mëshira e shtetit.
Kosova ka përafërsisht 1800 të burgosur kurse falja nga Presidenti, deri më tani më shumë mund të llogaritet si dënim shtesë se sa një akt mëshire i të parit të shtetit.
Kosova ka nevojë urgjentisht të miratojë Ligjin për Amnisti në mënyrë që të vendoset një rregull dhe e drejtë në burgjet e Kosovës, e munguar deri më tani me ç’rast duhet të merret si model dhe praktikë rasti i Shqipërisë.
KMDLNj, propozon që deri në miratim të Ligjit për Amnisti të bëhet një zgjidhje e ndërmjetme duke ua llogaritur të gjithë të dënuarve 9 muaj burg sa një vit kalendarik prej 12 muajve.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - kjo është diferenca mes partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - kjo është diferenca mes partive politike
![LVV nis festën në Prishtinë, pasi Kurti shpalli fitoren në zgjedhje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albin-kurtilogo-780x439.jpg)
LVV nis festën në Prishtinë, pasi Kurti shpalli fitoren në zgjedhje
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Stavileci: PDK ka marrë mbi 200 mijë vota, rezultati tregon se qytetarët kërkojnë një qeveri të re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/3-14-780x439.jpg)
Stavileci: PDK ka marrë mbi 200 mijë vota, rezultati tregon se qytetarët kërkojnë një qeveri të re
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe