LAJMI I FUNDIT:

KMDLNJ: Shërbimi Korrektues i Kosovës, shembull pozitiv për vendet e rajonit

KMDLNJ: Shërbimi Korrektues i Kosovës, shembull pozitiv për vendet e rajonit

Shërbimi Korrektues i Kosovës, është vlerësuar si institucioni më i mirë në rajon sa i përket trajtimit të privuarve nga liria në Kosovë, kushtet fizike të vendosjes së tyre dhe ushqimi për të burgosurit.

Ky vlerësim ka ardhur pas monitorimit të SHKK-së nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut dhe organizatave tjera monitoruese si QKMRT-së dhe Institucioni i Avokatit të Popullit.


“Në bazë të monitorimit që i është bërë SHKK-së dhe krahasuar me vendet e rajonit, trajtimi i të privuarve nga liria në Kosovë, kushtet fizike të vendosjes, ushqimi etj., pa asnjë dyshim del se SHKK qëndron më së miri ndërkaq sa i përket trajtimit është më mirë se edhe disa vende të zhvilluara. Dëshmi për këtë janë kushtet e institucioneve mbajtëse në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe Bosnjë e Hercegovinë”, thuhet në raportin e KMDLNJ-së.

KMDLNJ përmes problemeve të identifikuara dhe rekomandimeve, çdo herë ka kontribuar në ngritjen e cilësisë së Shërbimit Korrektues të Kosovës, shërbim ky me rëndësi të madhe për Kosovën.

Shërbimi Korrektues i Kosovës në bashkëpunim me të gjithë partnerët vendorë dhe ndërkombëtar, si dhe ata të drejtësisë penale, dhe në përshtatshmëri të vazhdueshme me ligjet e aplikueshme në Kosovë, synon të korrektoj dhe ri-socializojë të dënuarit, duke respektuar të drejtat e tyre fondamentale pa marr parasysh racën, gjuhën, religjionin si dhe të sigurojë ambient të sigurt për stafin, të dënuarit dhe shoqërinë.

Ndryshe, monitorimi i SHKK-së nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, bëhet që nga përfundimi i luftës, përkatësisht në qendrat e paraburgimit dhe qendrat korrektuese.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori