Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka përsëritur kërkesën për shkarkimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli dhe ministrave serbë të Qeverisë së Kosovës.
KMDLNj thekson se ditë më parë ministri Pacolli përdori gjuhë raciste dhe seksiste, ndërsa ministrat serbë në Qeverinë e Kosovës ekskluzivisht për shkaqe politike dhe sipas kërkesës së Serbisë me muaj të tërë e bojkotojnë punën në Qeverinë e Kosovës.
Lexoni të plotë reagimin e KMDLNj-së:
“Ditë më parë për shkak të përdorimit të gjuhës raciste dhe seksiste të ministrit për Punë të Jashtme, z. Behgjet Pacolli e që e përdori para Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, si arsyetim të refuzimit të shteteve që votojnë për anëtarësim të Kosovës në INTERPOL, si dhe për shkak të tërheqjes së njohjeve nga disa shtete, për shkak të degradimit të punës së kësaj ministrie dhe për shkak të prezantimit të padenjë të Kosovës në planin ndërkombëtar, KMDLNj ka kërkuar shkarkimin e z.Pacolli nga kryeministri Haradinaj, si masë e vetme logjike dhe e domosdoshme.
Për faktin se Qeveria e Kosovës nuk ka reflektuar me kohë dhe në përputhje me nevojat e kohës; KMDLNj e ripërsërit këtë kërkesë shkaku se shkarkimi i një ministri që ka dështuar në të gjitha fushat e prezantimit dhe mbrojtjes së interesave kombëtare dhe shtetërore në planin ndërkombëtar është e vetmja mënyrë e këndelljes së kësaj ministrie dhe rikthim i besueshmërisë për Kosovë shkaku i joprofesionalizmit, mosdijes dhe politizimit negativ të kësaj ministrie, sidomos në përzgjedhjen e stafit diplomatik.
KMDLNj kërkon gjithashtu që të shkarkohet, jo vetëm ministri Rikalo por të gjithë ministrat serbë në Qeverinë e Kosovës të cilët ekskluzivisht për shkaqe politike dhe sipas kërkesës së Serbisë, përkatësisht presidentit Vuçiq, me muaj të tërë e bojkotojnë punën në Qeverinë e Kosovës në ndërkohë që i shpërdorojnë të gjitha të drejtat që nuk iu takojnë, duke e dëmtuar buxhetin e Kosovës.
Kryeministri i Kosovës duhet t’i thërras në takim duke iu dhënë një afat të caktuar kohor (jo më shumë se një muaj) dhe, pas kësaj, nëse nuk iu kthehen detyrimeve për çka edhe marrin paga të majme, duhet t’i shkarkojë.
Deri atëherë, kryeministri Haradinaj duhet me një vendim të qeverisë t’ua pamundësojë këtyre ministrave të drejtën e disponimit të mjeteve nga buxheti i Kosovës; siç janë ndarja e granteve, subvencioneve apo çfarëdo forme të ndarjes së mjeteve, duhet t’ua pezullojë të drejtën e shfrytëzimit të automjeteve zyrtare sikur edhe shfrytëzimin e të gjitha beneficioneve. Nëse edhe më tutje këta ministra që botërisht deklarohen se presidenti i tyre është Vuçiq e jo Thaçi, vazhdojnë të shfrytëzojnë mjete në çfarëdo forme nga buxheti i Kosovës për mospunën apo sabotimin e punës në Qeveri, atëherë edhe Qeveria do të ketë përgjegjësi konkrete për këtë.
KMDLNj kërkon që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në bazë të përgjegjësive që ia njeh Kushtetuta e Republikës së Kosovës t’i shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme për komunat në veri të Kosovës, kryetarët e të cilëve, gjithashtu , për motive politike kanë dhënë dorëheqje.
Dorëheqjen e këtyre kryetarëve KMDLNj e konsideron të ligjshme dhe të parevokueshme prandaj çdo përpjekje për të mos shpallur zgjedhje të jashtëzakonshme për këto komuna nga ana e presidentit të Kosovës e konsideron si shkelje të Kushtetutës së Kosovës për të cilën duhet të ketë përgjegjësi ligjore.
Për shkak të vazhdimit të politikës rrënuese dhe armiqësore të Serbisë ndaj Kosovës (letra të dërguara Shqipërisë dhe Maqedonisë për çnjohje), KMDLNj kërkon që masa 100% për mallrat nga Serbia dhe Bosnja të mbetet në fuqi si dhe të shqyrtohen masa të tjera e që do të siguronin zbatimin e reciprocitetit 100% ndaj këtyre dy shteteve , deri në një situatë tjetër.
KMDLNj përkrah kërkesën e kryeministrit Ramush Haradinaj për ulje të çmimeve të karburanteve si dhe kërkon që Prokuroria e Shtetit të nis hetimet për dëmtim të buxhetit të qytetarit përmes fryrjes së këtyre çmimeve.
Për fund, KMDLNj kërkon hetim ndaj KEDS – it shkaku se faturat për muajin e fundit janë 200 – 400% më të larta se në muajin paraprak, në kohën kur ka pasur reduktime të ashpra të energjisë elektrike.
Është bërë si rregull nga KEDS që faturat e muajit dhjetor, në çdo vit, të fryhen në masë të së padurueshmes dhe për këtë askush nuk merret në përgjegjësi ndërsa e pëson qytetari – konsumatori që ende nuk është kompensuar për plaçkitjen thuaja 15 vjeçare nga ana e operatorëve për energji elektrike duke ua ngarkuar kundërligjshëm në fatura edhe shpenzimet e serbëve që nuk e kanë paguar dhe ende nuk e paguajnë energjinë e shpenzuar elektrike”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës