Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka reaguar ndaj autoriteteve të trafikut rrugor në Shqipëri, duke thënë se për kundërvajtjet në trafik, pa asnjë bazë ligjore, ua konfiskojnë dokumentet duke i detyruar ata që t’i drejtohen në gjykatën përkatëse, ta paguajnë gjobën e shqiptuar dhe vetëm atëherë t’i marrin dokumentet e konfiskuara.
Në reagimin e KMDLNj-së, thuhet se tek ata janë shtuar ankesat e qytetarëve të Kosovës për shkeljet që u bëhen gjatë udhëtimit me vetura në territorin e Shqipërisë.
KMDLNj thotë se nuk e sheh ndonjë bazë ligjore që e mbështet këtë veprim të autoriteteve shqiptare dhe vlerëson se kjo është në kundërshtim të plotë me standardet për të drejtat e njeriut përkatësisht për garantimin e lëvizjes së lirë.
“Në fakt, ata që shkelin ligjin e komunikacionit në Shqipëri (shtetasit e Kosovës) do të duhej të kishin mundësi ta paguajnë menjëherë dënimin në vendin e kundërvajtjes apo, në raste më të rënda duhet të dërgohen në gjykatën më të afërt ku do ta paguanin dënimin e jo t’u konfiskohen dokumentet dhe të urdhërohen që pas 4,5 dite të lajmërohen në gjykatë e që përveç dënimit të shqiptuar, paraqet humbje të kohës dhe shpenzime tjera shtesë të panevojshme. Në kohën e fluksit më të madh (sezon turistike, ndonjë ngjarje sportive apo gjatë fundjavës) kryesisht bëhen patrullime të përbashkëta të policive të dy vendeve (të trafikut rrugor) andaj nuk ka asnjë arsye që dokumentet të konfiskohen kur dënimi mund të paguhet menjëherë. Autoritetet kosovare, ministria për Punë të Brendshme, Ministria për Punë të Jashtme dhe Ambasada e Kosovës në Tiranë duhet të ndërmarrin veprime të menjëhershme duke kërkuar sqarime nga autoritetet shqiptare në mënyrë që të jenë në gjendje t’i sqarojnë pastaj qytetarët e Kosovës. KMDLNj nuk e beson se autoritetet e Kosovës kanë nënshkruar ndonjë marrëveshje me ato të Shqipërisë që e përligjin këtë veprim diskriminues siç është konfiskimi i dokumenteve në kohën nuk ka mënyra tjera të trajtimit të këtyre rasteve siç edhe veprojnë vendet e rajonit”, thuhet në reagimin e KMDLNj-së.
Autoritetet e trafikut rrugor të Shqipërisë ndaj qytetarëve të Kosovës, sipas KMDLNj-së, i zbatojnë standardet e dyfishta, nëse kanë mundësi në vend të tiketave të dënimit u marrin para si mito dhe në rast se nuk marrin, atëherë i shqiptojnë dënimet e larta dhe i konfiskojnë dokumentet.
KMDLNj thekson se nuk i mbron shkelësit e rregullave të trafikut dhe nuk i amniston nga gabimet, mirëpo, fuqishëm e kundërshton konfiskimin e dokumentacionit kur ajo mund të zëvendësohet me një masë tjetër.
“Prandaj, kërkon nga autoritetet kosovare të ndërhyjnë në mënyrë që kjo dukuri negative të mënjanohet ndryshe edhe autoritetet kosovare do të bëhen pjesë e mekanizmit të shkeljes së të drejtave të njeriut apo do të përligj kushtëzimin si mjet i palejuar dhe i dënueshëm që autoritetet shqiptare po e përdorin deri më tani”, thuhet në reagim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City