LAJMI I FUNDIT:

KMDLNJ: Pandemia po ndikon keq në çdo aspekt të jetës së qytetarëve, votojeni ligjin anti COVID-19

KMDLNJ: Pandemia po ndikon keq në çdo aspekt të jetës së qytetarëve, votojeni ligjin anti COVID-19

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka kërkuar që të mos politizohet çështja e pandemisë po të votohet ligji anti COVID-19.

KMDLNJ thekson se pandemia e shkaktuar nga COVID-19 po ndikon keq në çdo aspekt në jetën e qytetarit të Kosovës, nga ai material deri te e drejta për jetë.

“Pasi u identifikuan rastet e para , qeveria Kurti ndërmori masa radikale në nivel vendi duke e zbatuar karantinizimin e detyrueshëm përkundër faktit se nuk kishte bazë ligjore e që e vërtetoi edhe Gjykata Kushtetuese me dy vendime ku shprehimisht thoshte se me vendimin e qeverisë po shkelen të drejtat e njeriut, e drejta e lëvizjes së lirë. KMDLNj , midis dy të drejtave, e drejta për jetë dhe e drejta për liri të lëvizjes ishte përcaktuar për të drejtën për jetë si e drejtë mbizotëruese prandaj e kishte përkrahur vendimin e qeverisë Kurti, deri në krijimin e një baze ligjore. Në ndërkohë ishte një nismë e kryetares së Kuvendit , Vjosa Osmani për votimin e një ligji anti- COVID i cili, për shkaqe të mospajtimeve politike u bllokua duke ndikuar në jetën dhe shëndetin e qytetarit”, thuhet në reagim.

Këshilli më tej thekson se Qeveria Hoti, për shkak të përshkallëzimit të pandemisë dhe pasojave të rënda për jetën e qytetarit rivendosi kufizimet e lëvizjes në katër qytete të Kosovës: Prishtinë , Prizren, Ferizaj dhe Vushtrri e që dallon nga vendimi i qeverisë Kurti prandaj, sipas KMDLNj – së nuk bie në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

“Po të ishte votuar me kohë Ligji anti – COVID, sot do ta kishim një bazë ligjore që do ta bënte shumë më efikase luftën kundër pandemisë dhe pasojat do të ishin shumë më të vogla. Për KMDLNj-në është e pakuptueshme që qeveria po e pret datën e fundit të 11 korrikut në vend se të veprojë me urgjencë dhe në përputhje me situatën e krijuar ku seriozisht po rrezikohet jeta e qytetarëve të Kosovës, me pasoja shumë më të rënda”.

KMDLNj iu bën thirrje publike deputetëve të Kuvendit të Kosovës, pavarësisht përkatësisë partiake e të cilët përfaqësojnë dhe mbrojnë interesat e të gjithë qytetarëve që të votojnë ligjin anti COVID, ndryshe përgjegjësia do të adresohet te ata. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori