Këshilli për Mbrojtjen e Drejtave dhe Lirive të Njeriut në një komunikatë për media thekson se sistemi i drejtësisë në Kosovë, që nga përfundimi i luftës ka qenë i mbikëqyrur dhe kontrolluar nga faktori ndërkombëtar përmes misionit të UNMIK –ut dhe EULEX –it.
KMDLNj thekson se po të punonte si duhej Tribunali i Hagës, UNMIK –u dhe EULEX –i , nuk do të kishte fare nevojë për themelimin e Gjykatës Speciale.
Lexoni të plotë njoftimin e KMDLNj-së:
“Sistemi i drejtësisë në Kosovë, që nga përfundimi i luftës ka qenë i mbikëqyrur dhe kontrolluar nga faktori ndërkombëtar përmes misionit të UNMIK –ut dhe EULEX –it. Këto misione kanë shqyrtuar rastet më të rënda si ato të krimeve të luftës, krimit të organizuar të nivelit të lartë, korrupsionit të “peshqve të mëdhenj”, trafikimit me qenie njerëzore si dhe konflikteve me motive etnike dhe politike.
Nëse bëhet një përmbledhje e rezultateve në këto fusha, del se janë fare modeste apo nuk ka rezultate hiç. Këto misione nuk e kanë pasur për qëllim sigurimin e drejtësisë për viktima e as ndarjen e përgjegjësisë për ata që kanë bërë krime por janë angazhuar që , përmes proceseve që kanë qenë edhe të kurdisura, të sigurojnë një qetësi apo siguri të brishtë e që nënkupton se i kanë shërbyer proceseve politike.
Përmes këtyre proceseve i kanë bërë presion dhe shantazh faktorit politik kosovar (që edhe në disa raste ka qenë i komprometuar dhe korruptuar) sikur që i ka bërë lëshime të paimagjinueshme Serbisë, përkatësisht regjimit kriminal, që nga Millosheviqi e deri te Vuçiqi, Vulini, Daçiqi etj.
Mospuna, mossuksesi, dështimi apo mosdashja e përmbushjes së misionit të UNMIK –ut dhe EULEX –it është adresuar si përgjegjësi e autoriteteve vendore që , jo se janë pyetur për diçka por janë injoruar skajshmërisht. Po të punonte si duhej Tribunali i Hagës, UNMIK –u dhe EULEX –i , nuk do të kishte fare nevojë për themelimin e Gjykatës Speciale ku gjejnë strehë dhe punë të dështuarit e Tribunalit të Hagës, ata të UNMIK –ut dhe EULEX –it dhe aventurierë të tjerë që drejtësinë e marrin dhe e përdorin si mundësi për mbushje të xhirollogarive dhe dhunim të drejtësisë.
Vetëm pasi ta kenë përfunduar mandatin apo janë larguar nga puna, prokurorë dhe gjykatës të Tribunalit të Hagës, UNMIK –ut dhe EULEX –it kanë folur për dështimet, proceset e kurdisura për eliminime politike, korrupsion marramendës të këtij personeli e që pikërisht nga këto misione është dashur të hetohen, gjykohen dhe dënohen.
Sidomos në Kosovë, nga zyrtarë të lartë të këtyre misioneve , haptas ka pasur denoncime dhe dëshmi për korrupsion të lartë për lirimin e personave të akuzuar për këto vepra të rënda penale sikur edhe kurdisje politike për procese që janë zvarritur për vite të tëra dhe në fund kanë dalë të pafajshëm.
Ka pasur procese ku fajësia e të akuzuarve ka qenë aq e qartë edhe për një nxënës të edukatës qytetare e lere më për gjykatës apo prokurorë të specializuar ndërkombëtarë , një pjesë e së cilëve sipas vet ndërkombëtarëve po del të jenë bërë milionerë duke shitur pafajësinë kriminelëve dhe duke simuluar fajësinë për të pafajshmit.
Një pjesë e këtij stafi në mënyrën më të pamoralshme të mundshme i ka fyer të akuzuarit shqiptarë duke i cilësuar si kafshë. Ka dëshmi të shkrua për këtë. Ndërkombëtarët i kanë bërë disa komisione për hetimin e këtyre rasteve të denoncuara e të cilat kanë përfunduar në hapje të hetimeve ndaj atyre që i kanë denoncuar këto keqpërdorime dhe zhvatje që i kanë bërë ndërkombëtarët.
Faktori ndërkombëtar, kur ka vlerësuar se ka interes politik, i ka mbrojtur dhe amnistuar politikanët kosovarë, thellë të përfshirë në krime të rënda. Faktori ndërkombëtar e ka politizuar dhe deprofesionalizuar sistemin e drejtësisë në Kosovë duke ia nënshtruar një pjese të klasës mafioze politike kosovare me të cilët ka bashkëpunuar ngushtë, shqiptarë dhe serbë. Nuk ka shtet në botë që ka shkaktuar aq shumë lufta dhe viktima si Serbia dhe nuk ka rast që janë dënuar kriminelë më pak për kokë banori se në Serbi.
Nuk ka shtet në botë që varrezat masive i bënë 400 km larg vendit të krimit sikur që e bëri Serbia me Batajnicën e që kanë mbetur të padënuara kurse viktimat, pa drejtësi.
Sa i përket rekrutimit të stafit gjyqësorë dhe prokurorial për Gjykatën Speciale nga radhët e Tribunalit të Hagës, UNMIK –ut dhe EULEX –it, e që kanë dështuar në përmbushjen e misionit, përveç se paraqet konflik të interesit, është edhe një dukuri e vazhdimit të dhënies së mundësisë për korruptim të këtij stafi, siç ndodhi më parë e që për pasojë do të ketë mungesë të drejtësisë për viktima si dhe amnisti për ata që planifikuan, urdhëruan, nuk penguan dhe bënë krime që sanksionohen si shkelje e ligjeve të luftës dhe të së Drejtës Humanitare.
Këta mercenarë shëtitës të ripunësuar në kundërshtim me çdo moral njerëzorë dhe ligjeve pozitive, do ta vazhdojnë orgjinë e korrupsionit edhe në Gjykatën Speciale për shkak të përfitimeve të mëdha materiale, diktateve politike të të pushtetshmëve si dhe avancimit të tyre në karrierë. Këtyre, sikur edhe disa politikanëve kosovarë nuk iu intereson drejtësia për viktima dhe dënimi i kriminelëve por u intereson xhirollogaria dhe ruajtja e lëkurës.
Si në kohën e Tribunalit të Hagës , misioneve të kriminalizuara të UNMIK –ut dhe EULEX –it e deri te misioni ,pa asnjë dyshim i dështuar, (me qëllim dhe i planifikuar) i Gjykatës Speciale e cila është një vazhdimësi e ndikimeve politike sikur te ato të tjerat! Do të ishte befasi e shkëlqyer nëse ndodhë e kundërta!”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A