Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut e ka vlerësuar fushatën si të qetë, pa tensione, pa fyerje dhe shumë më e pranueshme, krahasuar me ato paraprake.
KMDLNj thotë se gjatë kësaj fushate vërehej mungesa e posterëve të shumtë që praktikohej më parë, kur edhe kishte ankesa të shumta për grisjen e tyre.
Sipas tyre, realisht, kandidatët për kryetarë të komunave dhe asamblistë investuan më shumë mjete materiale për promovimin e tyre duke përdorur mediet e shkruara, vizuale si dhe rrjetet sociale që nënkupton se janë shpenzuar shumë më shumë mjete financiare se në zgjedhjet e kaluara, por se këto shpenzime janë bërë në mënyrë më të sofistikuar mbase për t’i fshehur burimet e financimit të fushatës për subjektet garuese.
“Barrën kryesore e kishin liderët e subjekteve politike që nuk lanë gurë pa lëvizur për të siguruar vota. Keqpërdorimi i fëmijëve, resurseve institucionale ishin më të pakta se në të kaluarën dhe PZAP ishte efikas në shqiptimin e dënimeve në rast se dëshmohej se ishte bërë shkelje e rregullave të fushatës. Ishte e theksuar një tensionim midis subjekteve politike serbe për shkak të ndërhyrjes flagrante të Serbisë për fushatën e mbase kjo do të përsëritet edhe ditën e votimit. Organizatat që e monitorojnë fushatën e bënë punën me profesionalizëm dhe korrektësi sikur edhe KQZ. U bë një veprim i drejtë që kandidatët e decertifikuar përsëri u certifikuan përkundër kundërshtimit të diplomatëve ndërkombëtarë që në shumë raste nuk iu përmbahen Konventës së Vjenës që rregullon mandatin dhe përgjegjësitë e tyre në vendet ku shërbejnë. Në rastin e Kosovës mund të interpretohet si përpjekje për ndërhyrje në procesin zgjedhor dhe rezultatin e zgjedhjeve. KMDLNj pati propozuar më parë sikur që edhe tani kërkon që të sigurohet një bazë ligjore me të cilën do të listoheshin veprat penale kur dikujt mund t’i mohohet kandidimi, qoftë për zgjedhje parlamentare qoftë për ato lokale, dhe jo të krijohet një kaos që shërben për luftë politike dhe eliminim të kandidatëve të caktuar e që qartazi dëshmon për zbatim të standardeve të dyfishta dhe përpjekje për anim për një subjekt të caktuar politik apo dobësim të tjetrit. Në këtë kontekst është dashur të caktohet që muaji i fushatës të jetë moratorium i mbajtjes së seancave gjyqësore, ngritjes së aktakuzave që po bëhen me një shpejtësi që nuk është e zakonshme për rrethanat tona apo arrestimeve që mund të cilësohen si veprime përkrahëse për ndonjë subjekt politik dhe ndëshkuese për tjetrin. Ky moratorium do të zbatohej deri në kohën kur do të sigurohej baza ligjore që e rregullon këtë çështje e cila do të zbatohej për të gjithë njëjtë. Çfarë logjike ka ta arrestoni dikë dhe ta mbani në burg disa orë e pastaj ta lejoni të merr pjesë në fushatë apo aktivitete politike. Nga ky moratorium do të përjashtoheshin rastet që nuk presin”, thuhet në komunikatën e KMDLNj-së.
KMDLNj është ndalur edhe te ngritja e aktakuzës për kandidatin për kryetar të komunës së Besianës, Ajet Potera.
Sipas KMDLNj-së, Prokuroria është dashur të ngrejë aktakuza ndaj hajdutëve digjitalë të KEDS –it dhe atyre që ua mundësuan këtë plaçkitje të “ligjshme” para se të merrej me Ajet Poterën dhe asetët e tjerë në Kosovë që me shumë mund i shlyejnë borxhet ndaj kësaj kompanie plaçkitëse që nuk i njeh ligjet e Kosovës dhe vendimet e Gjykatave të këtij vendi.
KMDLNj uron që dita e zgjedhjeve të kalojë e qetë dhe që me sukses të përmbyllet ky proces zgjedhor.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shoferi i cili goditi për vdekje një vajzë në Shkup, ka vozitur nën ndikimin e alkoolit
Ambasadori italian në NATO: Të përkushtuar për të ruajtur paqen dhe sigurinë në Kosovë
Berisha: Nëse s’votohet ligji për dokumentet biometrike, shqiptarët të ngrihen në demonstrata
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale