Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar pas dënimit të Goran Stanishiqit me 20 vjet burgim për vrasjen e 13 civilëve gjatë luftës në Kosovë.
KMDLNJ e ka quajtur këtë drejtësi të pjesërishme për viktimat e masakrës në fshatin Sllovi dhe Tërbovc.
Lexoni të plotë reagimin:
Gjykata Themelore në Prishtinë përkatësisht Departamenti Special, pas procedimit të provave kundër të akuzuarit për krime lufte kundër popullatës civile Goran Stanishiq, gjatë luftës i mobilizuar si pjesëtar rezervë i milicisë serbe e shpalli fajtor duke ia shqiptuar dënimin maksimal prej njëzet (20) vitesh.
Tash, i dënuari Stanishiq u dënua sipas Ligjit Penal të ish – RSFJ –së e që në rastin konkret ishte më i favorshëm për te shkaku se dënimi maksimal sipas këtij ligji është njëzet (20) vjet.
Që nga përfundimi i luftës, banorët e fshatit Sllovi dhe Tërboc si dhe fshatrave tjera patën dhënë deklarata për këto krime në zyrën e NKMDLNj –së në Lipjan te koordinatori i kësaj Zyre, Ismajl Gashi duke identifikuar, jo vetëm tash të dënuarin Goran Stanishiq por edhe serbë të tjerë lokalë që kanë udhëhequr aksionin e masakrës ndaj civilëve shqiptarë, i kanë përndjekur të gjithë banorët duke ua plaçkitur shtëpit e që pastaj ua kanë vënë edhe zjarrin.
Një numër i tyre kanë qenë dëshmitarë edhe para Tribunalit të Hagës si dhe para hetuesve të UNMIK-ut dhe EULEX-it por se vetëm tani është dënuar Goran Stanishiq, i identifikuar nga banorët që e kanë mbijetuar masakrën ndërsa pjesa dërrmuese e serbëve lokalë të mobilizuar në milicinë , njësitë paramilitare dhe ushtrinë serbe kanë mbetur të padënuar.
Të masakruarit dhe të mbijetuarit nga këto masakra janë rezultat i angazhimit konkret kriminal të serbëve lokalë (vetëm në Sllovi kanë jetuar 64 familje serbe ) dhe të inspektorëve të sigurimit serbë, bashkë me formacionet e armatosura të rregullta të Serbisë që kanë negociaur me banorët lokalë shqiptarë, një delegacioni prej 10 anëtarësh dhe, pastaj janë sulmuar pa paralajmërim duke vrarë civilë të vrarë dhe të grumbulluar në lokacion të caktuar.
Masakra në fshatin Sllovi, më 15 dhe 16 prill 1999 ku u vranë 45 civilë shqiptarë, 11 të tjerë u plagosën dhe u përzënë të gjithë banorët e fshatit duke ua vënë flakën 92 shtëpive, varrosja dhe zhvarrosja si edhe zhdukja e kufomave ishin njëri ndër veprimet më kriminale që i bënë forbcat e armatosura serbe në Kosovë.
Vetëm këmbëngulësia e banorëve të fshatit Sllovi që nuk lanë derë pa trokitur në kërkim të drejtësisë për viktimat dhe përgjegjësi për ata që i bënë këto krime, mundësuan arritjen e një drejtësie të pjesërishme, si për viktimat ashtu edhe për familjarët e tyre. Goran Stanishiq është dënuar për vrasjen e 13 civilëve shqiptarë e që u vërtetua nga dëshmitë e dëshmitarëve që e identifikuan si përgjegjës për këto vrasje , mirëpo kjo është e pamjaftueshme nëse nuk trajtohen edhe rastet tjera dhe përgjegjësit për planifikim, mospengim dhe kryerje të këtyre masakrave të nxirren para organeve të drejtësisë dhe ta marrin dënimin e merituar.
Ndonëse dënimi ndaj Goran Stanishiqit është në shpërputhje me krimet e dëshmuar për të cilat ka përgjegjësi konkrete, është me rëndësi fakti se, megjithatë po dëshmohet se ata që kanë kryer krime kundër civilëve në kohë lufte, nuk do të kenë mundësi të ikin nga drejtësia dhe se ndjenja e pandëshkueshmërisë për krime lufte nuk po siguron imunitet për ata që iu dëshmohet se kanë përgjegjësi për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit aq më parë që këto vepra penale nuk vjetërohen dhe se nuk mund të ketë amnisti për to.
KMDLNj në kuadër të mandatit që e ka dhënë kontribut për rastin konkret, që nga përfundimi i luftës e deri sa është shqiptuar dënimi ndaj Goran Stanishiqit. KMDLNj shpreson dhe angazhohet që të sigurohet drejtësi për të gjitha viktimat, pavarësisht përkatësisë etnike, moshës, gjinisë, asaj racore, bindjeve politike dhe statusit në shoqëri sikur edhe përgjegjësi penale për të gjithë ata që planifikuan, urdhëruan, nuk e penguan krimin ndonëse ishin në situatë ta bënin këtë, pa bërë asnjë dallim sikur edhe në rastin e drejtësisë për viktima. Familjarët e viktimave si dhe opinioni kanë shfaqur pakënaqësi me shqiptimin e dënimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta
Tre gjyqtarë bllokohen në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë, kryesindikalisti Rrustemi: Po na rrezikohet jeta
Clarke: Ka diçka të pazakontë në raportet e autopsisë, disa gjurmë të lëndimeve me armë zjarri janë të palogjikshme
Policia kërkon dy persona në Prishtinë, dyshohen për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!