Anësori i talentuar i Ajaxit, Justin Kluivert pranon se një lëvizje e ardhshme në Barcelonë do të ishte një ëndërr e vërtetë.

Ylli i Ajaxit ka befasuar të gjithë me talentin e tij të treguar në sezonin e kaluar dhe këtë sezon me skuadrën e madhe holandeze.


Këto paraqitje të mira, me gola dhe asistime kanë bërë që skuadrat e mëdha evropiane ta fusin të radar Kluivertin, por vet talenti ka zgjedhur destinacionin e preferuar.

Kluivert ka qenë i lidhur me Barçën, por edhe Manchester Unitedin këtë sezon.

Kluivert 1 Kluivert ka befasuar të gjithë me talentin e tij (Getty Images)

Por, për talentin e madh turk transferimi te Barcelona është ëndërr, pasi dëshiron t'i ndjek gjurmët e babait të tij.

"Klubi im i ëndrrave? Barcelona", ka thënë fillimisht Kluivert.

"Të ndjekësh gjurmët e babait tuaj (Patrick Kluivert)? Po, është klubi im i ëndrrave deri në fund".

"Nuk do mendoja të shkoj diku tjetër, por Barcelona është një ëndërr", përfundoi talenti francez. /Telegrafi/

telegrafi sport app