Klubi i Biznesit ka njoftuar se ka pasur një takim shumë produktiv me Departamentin e Tregtisë së SHBA-së në Washington DC.

Sipas njoftimit, gjatë takimit diskutimet u përqendruan në forcimin e lidhjeve ekonomike midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, eksplorimin e rrugëve të reja për nxitjen e partneriteteve që mund të nxisin rritjen dhe inovacionin në të dyja rajonet.


“Pikat kryesore nga takimi ishin strategjitë për të përmirësuar marrëdhëniet tregtare bilaterale; mundësitë për bizneset e Kosovës në tregun e SHBA-së dhe anasjelltas; iniciativa bashkëpunuese për të nxitur investimet dhe zhvillimin ekonomik”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

448248441 448192281491375 5529651242673444540 n

Më tej thuhet se ky takim shënon një hap të rëndësishëm përpara në misionin tonë për të promovuar potencialin e biznesit të Kosovës në një skenë globale.

Në Klubin e Biznesit janë optimistë për të ardhmen dhe mezi presim mundësitë e mrekullueshme që i  presin.