LAJMI I FUNDIT:

Klubi i Astronomëve Amator, kërkon mbështetje për zhvillimin e shkencës së astronomisë në Kosovë

Klubi i Astronomëve Amator, kërkon mbështetje për zhvillimin e shkencës së astronomisë në Kosovë

Klubi i Astronomëve Amator të Kosovës (KAAK) është OJQ – Jo Profitabile, sipas definimit të dhënë në nenin 5.2 dhe 6 të Ligjit Nr. 04/L-57 për Lirinë e Asociimit në Organizatat Joqeveritare në Republikën e Kosovës, që ka për qëllim aktivitetin popullarizues dhe të mirëfilltë shkencor për ngritjen, popullarizimin, promovimin dhe shpërndarjen e shkencës dhe astronomisë tek të rinjtë dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Themeluar për herë të parë në Kosovë më 20 Mars 2014, nga të rinj të pasionuar të shkencës dhe astronomisë që synojnë për të çuar drejt shkencën e astronomisë dhe bukurinë e saj më afër popullit të Kosovës.

Veprimtaria jonë ka qenë e koncentruar në sigurimin e teleskopëve, demonstrimin e tyre, ngjalljen e interesit për astronomi dhe vrojtime qiellore tek të rinjtë në Kosovë.

Rreth këtij qëllimi shkencor kemi arrritë të aktivizojmë dhe ngjallim interesim te qindra të rinj, të marrim mbështetje ndërkombëtare, të pranojmë donacione të ndryshme, të dhuruara nga NASA, ESA, organizata të ndryshme shkencore dhe astronomë tjerë ndërkombëtarë, të sjellim për vizitë astronomë dhe ekspert të huaj në Kosovë, të sigurojmë teleskopë dhe aksesorë/pajisje optike për vrojtime qiellore, pranojmë materiale edukativo – shkencore, të lidhim bashkëpunim dhe t’i përkrahim klubet jo formale të astronomisë në Kosovë, të lidhim bashkëpunim me klubet astronomike në rajon dhe më gjerë, trajnimin e profesorëve, ngjalljen e interesit në shkolla dhe ambiente të ndryshme ku mësojnë dhe veprojnë të rinjtë etj.

Aktiviteti popullarizues dhe shkencor në fjalë tani ka një gjatësi kohore të punës tre vjeçare.

Për herë të parë në Kosovë janë organizuar dhe përcjellë ngjarje të ndryshme astronomike si: vrojtime publike në Prishtinë dhe komuna tjera, trajnime të profesorëve për përdorimin e teleskopëve, vrojtime dhe ngjallje të interesit për shkencë nëpër shkolla dhe gjimnaze, seminare të astronomisë në bashkëpunim me prof. me renome botërore si Prof. Dr. Jahja Kokaj, kampe ndërkombëtare të astronomisë, ndejë yjore, festivale të astronomisë, përcjellja e ngjarjeve të rralla astronomike si Eklipsi i Diellit, Hënës, transiti i Mërkurit, Venerës, vrojtimin e kometave, marrja pjesë në ngjarje të ndryshme publike si: kampi Toka, Etnofest, Astro Fest, Visions of Beyond, Art Festival me qëllim përhapjen e kulturës së astronomisë etj.

Grupi fillimisht erdhi së bashku si të vetëm dashamirës të astronomisë, me mjete të thjeshta që secili anëtar i grupit kishte në shtëpitë e tyre, ngadalë në rritje në një grup më serioz me takime të planifikuara për stargazing, diskutime rreth astronomisë dhe mënyrat se grupi mund të ndikojnë në komunitetin se ku jetojmë.

Këtë vit klubi i astronomëve ka arritur të bëhet përfaqësues dhe koordinator zyrtar i Astronomers Without Borders, për Shqipëri dhe Kosovë që është komuniteti global i astronomëve në botë me moton Një Popull, Një Qiell, duke përfaqësuar Republikën e Kosovës me astronomi ndërkombëtarisht dhe duke i dhënë një imazh pozitiv vendit tonë. Së shpejti presim të realizojmë vizita jashtë vendit dhe të sjellim përvojën ndërkombëtare në Kosovë.

OBSERVATORI / KUPOLA VROJTUESE NË PALLATIN E RINISË: Në vitin 1979, disa të rinj patën themeluar “HULUMTUESIT E RINJ TË KOSOVËS”, në mesin e të cilëve ishte edhe klubi i astronomisë.

Në atë kohë në mesin klubeve tjera klubi i astronomisë, e ushtronte veprimtarinë e saj në Kupolën/Observatorin dhe zyrën që gjendet afër Pallatit të Rinisë dhe Sporteve.

Nëpërmjet kësaj kupole janë kryer vrojtime të ndryshme astronomike, është lidhur bashkëpunim me klubet e rajonit, janë kryer vizita studimore si dhe ju është dhënë qasja për vizitë qytetarëve të Kosovës.

Ndërtimi dhe origjina e kësaj kupole është nga SH.B.A, përkatësisht nga Illinois. Ndërsa sot pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, pritet që ky observatorium të rifunksionalizohet dhe të futet në përdorim përsëri nga klubi i astronomëve duke realizuar vrojtime qiellore, zbulime shkencore, duke e hapur për publikun dhe duke ju dhënë mundësi dhe qasje të tjerëve.

Ashtu sikur shumë shtete dhe klube në botë që kanë observatorët e tyre, qëllimi jonë është që kjo të bëhet qendra e klubit të astronomëve që edhe Kosova ta gëzojë një të tillë.

Në vitet e 80-ta observatoriumi që gjendet në Qendrën e Rinisë që dikur quhej “Boro & Ramiz”, është përdorur për qëllime shkencore dhe edukative, ndërsa që nga ajo kohë sipas informacioneve tona, ky observatorium më nuk është shfrytëzuar dhe përdorur për destinacionin për të cilën u ndërtua.

Në mungesë të observatoriumit, klubi jonë me qindra anëtarë të rregullt e krrespondent të gjitha aktivitetet vrojtuese me pajisjet dhe teknologjitë tona të shtrenjta astronomike po i bënë nëpër fusha e male! Me datë 25.07.2016 – klubi i astronomëve ka bërë një kërkesë në AKP – Autoriteti i Likudimit, për të rifunksionalizuar Observatoriumin në Prishtinë.

Për një kohë nuk kemi pranuar përgjigje, ndërsa pas takimit që kemi pasur me zyrtarë kompetent në AKP për këtë çështje në zyrën afër ambasadës Sllovene në Prishtinë, është thënë që duhet paguar qiranë.

Pas shumë takimeve intensive me një mund të madh kemi arrit që këtë çështje të futet në rendin e ditës në Bordin e AKP-së, gjë që është dhënë një përgjigje pozitive që kjo qendër të futet në përdorim përsëri. Sot, pas dy viteve prej kërkesës sonë kjo qendër është nën shfrytëzimin e Klubit të Astronomëve Amator të Kosovës.

Në vitet e 80-ta observatoriumi kishte funksionuar kohë pas kohe deri në mbylljen e tij. Astronomët e atëhershëm në ish-Jugosllavi kishin marrë pjesë nëpër disa kampe astronomike.

Klubi i atëhershëm kishte vepruar në kuadër te shoqatës më të gjerë që quhej Hulumtuesit e rinj të Kosovës. Shoqëria jonë me dekada ka treguar indiferencë ndaj astronomisë deri në vitin 2014 kur u themelua klubi i parë i shkencës & astronomisë, duke hapur rrugë në themelimin e disa grupeve tjera në qytetet e Kosovës.

Tani ne si klubi me suksese të jashtëzakonshme në shpërndarjen e astronomisë, i mbetet restaurimi i këtij observatoriumi pas dëmtimeve nga të reshurat atmosferike dhe nga amortizimi gjatë dekadave si dhe vendosja e një teleskopi gjigant.

Shumë shpejt presim që këtë qendër të hapim për publikun përsëri ku do të vazhdojmë me aktivitetet tona profesionale. Shpresojmë në mbështetjen tuaj!

Klubi i Astronomëve Amatorë është përfaqësues i Astronomers Without Borders për Shqipëri dhe Kosovë, ndërsa nga 24 Maji 2018, ka adresën dhe selinë e vet në Shtëpinë e Rinisë. Një hap i vogël për ne, por një hap gjigant për Kosovën.

Klubi i astronomëve ka gjetur një donatorë që ka premtuar që do të rinovojnë kupolën me qenë se është në një gjendje të mjerueshme dhe pa mirëmbajtje.

Ndërsa sa i përket qirasë shpresojmë në mirëkuptimin e AKP-së në vendosjen e një shume simbolike për pagesë me qenë se klubi i astronomëve udhëhiqet nga të rinj të pasionuar të shkencës dhe astronomisë dhe gjithçka është kontribut nga aktivistët tanë që kanë për qëllim të zhvillojnë shkencën e astronomisë në vendin tonë dhe në mungesë të fondeve do të na pa mundësoj të zhvillojmë aktivitetet. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Evropa
Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Amerika
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Kalo në kategori