Disa klube të mëdha të Ligës Premier, mes tyre Manchester United dhe Liverpooli, po monitorojnë nga afër situatën e Vinicius Jr te Real Madridi, pasi ylli brazilian ka bërë të ditur se nuk po shqyrton rinovimin e kontratës në rrethanat aktuale.

25-vjeçari, i cili është shndërruar në një nga figurat kryesore të Real Madridit që prej transferimit nga Flamengo në vitin 2018, raportohet se ka një marrëdhënie të ftohtë me trajnerin e ri të klubit, Xabi Alonso.


Tensionet u përshkallëzuan muajin e kaluar, kur Alonso vendosi ta zëvendësonte Viniciusin gjatë El Clasicos kundër Barcelonës, një vendim që e la futbollistin tërësisht i irrituar.

Edhe pse braziliani kërkoi falje publikisht, situata mes tij dhe trajnerit duket larg stabilitetit, duke hedhur hije mbi të ardhmen e tij afatgjatë në Santiago Bernabeu.

Kontrata aktuale e Vinicius Jr skadon në verën e vitit 2027, dhe me marrëdhëniet e tensionuara, Real Madrid rrezikon ta humbasë lojtarin me parametra zero brenda 18 muajsh.

Kjo ka zgjuar menjëherë interesin e klubeve kryesore angleze, të gatshme të përfitojnë nga çdo hapësirë për të siguruar nënshkrimin e yllit brazilian. /Telegrafi/

telegrafi sport app