Klipi i Wojciech Szczesny duke tymosur në fushë pas fitores së Real Madridit bëhet temë diskutimi
Wojciech Szczesny pati një paraqitje emocionale në fitoren 4-3 të Barcelonës ndaj Real Madridit në ndeshjen e La Ligës në fundjavë.
Pavarësisht se pësoi tri gola në ndeshje, portieri polak bëri disa pritje të mrekullueshme për ta mbajtur skuadrën e tij në lojë.
Pas ndeshjes, Szczesny madje u pa duke shpërthyer në lot pasi fitoi El Clasicon e tij të tretë që kur iu bashkua Blauganës.
Tani, një klip interesant është bërë viral që pretendon se Szczesny ka pirë një cigare elektronike në fushën e stadiumit Montjulic pas ndeshjes.
Klipi i shkurtër tregon pak tym që i del nga goja, duke e bërë të duket sikur ai me të vërtetë ka filluar të pijë duhan pas ndeshjes.
Megjithatë, kjo është publikuar si një klip i redaktuar dhe është krijuar në një përpjekje për ta bërë të duket sikur portieri i Barçës ka pirë duhan në fushë pas ndeshjes.
Grok , inteligjenca artificiale e ndërtuar për platformën X (Twitter), deklaroi: “Videoja të cilës i referoheni, e cila tregon një portier të Barcelonës duke pirë në fushë, ka të ngjarë të jetë një klip humoristik ose i montuar”.
“Nuk ka prova nga burime të besueshme, si raportet e ESPN ose La Liga, që konfirmojnë se kjo ka ndodhur gjatë një ndeshjeje zyrtare, siç është ndeshja e 11 majit 2025, Barcelona kundër Real Madrid. Me shumë mundësi është nga një mjedis pas ndeshjes ose i rastësishëm, ndoshta i ndryshuar për efekt komik”, thuhet më tej. /Telegrafi/






























