Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK), Faton Klinaku, ka thënë se dënimi i Salih Mustafës me 22 vjet burgim është skandaloz.
Klinaku ka akuzuar ashpër Gjykatën Speciale në Hagë dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar duke thënë se është vetëm politike dhe se ky vendim ndaj Slaih Mustafës sipas tij, është një padrejtësi e radhës.
Në vijim, Klinaku ka theksuar se asnjë gjykatë, përfshirë Tribunalin e Hagës dhe EULEX, nuk ka konstatuar se ndalimi i një personi ishte i paligjshëm. Ai ka shtuar se gjatë kohës së luftës, Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte autoritetin të ndalonte çdo person të dyshuar në territorin e saj.
“Së pari ky vendim është skandaloz është poshtërsi e radhës e një Gjykate Speciale e cila kryekëput është politike. Dhe jo vetëm në emër tim por edhe në emër të Organizatës së Veteranëve të Luftës që përfaqëson mijëra anëtarë nuk mund të gjykohet padrejtësisht një person që edhe gjykatat qofte Tribunali i Hagës për krime lufte në Jugosllavi qoftë në UMNIK apo EULEX nuk kanë konstatuar dhe nuk mund ta konstatojnë se ndalimi është i paligjshëm. Sepse në një terren ku e ka kontrollin Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka ndalime të paligjshme. Një ushtri që gjatë kohës së luftës mund të ndalojë secilin person që është i dyshimtë”, ka deklaruar ai në Debat Plus.
Klinaku ka vazhduar me akuzat duke theksuar se Gjykata Speciale nuk ka interes për popullatën shqiptare duke theksuar se akuzat janë të ndërtuara nga Serbia pushtuese dhe bashkëpunëtorët e saj.
Ai gjithashtu ka akuzuar Zyrën e Prokurorit të Specializuar për shantazh dhe kërcënime ndaj dëshmitarëve.
“Kësaj Gjykate e sidomos Zyrës të Prokurorit të Specializuar nuk i interesojnë fare as popullata shqiptare por i interesojnë vetëm të gjykojë njerëzit politikisht edhe mbi bazën e disa akuzave banale dhe shpifëse që për mendimin tim ne e dimë saktësisht që ato i ka ndërtuar Serbia pushtuese më argatët e saj. Jo vetëm të Calit [Salih Mustafës] por edhe pjesëtarët e tjerë që mbeten atje në paraburgim. Ai që po shantazhin dhe kërcënon dëshmitarët është Zyra e Prokurorit të Specializuar”, ka deklaruar Klinkau.
Në përfundim, Klinaku ka shprehur keqardhje për mosreagimin e institucioneve ndaj vendimit të Apelit dhe i ka akuzuar ata për servilizëm, pavarësisht nga pozita e tyre në pushtet apo opozitë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës