LAJMI I FUNDIT:

Klinaku i OVL UÇK-së i reagon Sveçlës: Paska harruar sjelljet që ka pasur ndaj policisë

Klinaku i OVL UÇK-së i reagon Sveçlës: Paska harruar sjelljet që ka pasur ndaj policisë

Arrestimi e më pas lirimi i ish-kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faik Fazliu, ka shkaktuar debate të shumta mes kësaj organizate dhe zyrtarëve shtetërorë.

Ministri i Punëve të Brendshme përmes një shënimi në Facebook ka thënë se “ka mbaruar koha kur zyrtarët policorë fyhen e sulmohen”, duke aluduar në ngjarjen që ka ndodhur në Prizren ku ishte arrestuar Faik Fazliu.

Mirëpo ndaj këtij postimi të Sveçlës, pos Fazliut ka reaguar edhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL e UÇK-së, Faton Klinaku.

Klinaku ka thënë se ekziston video e rastit dhe sipas tij gjykata duhet të sqarojë rrethanat e ngjarjes.

“Paska folur edhe ministri i brendshëm, duke deklaruar se ka kaluar koha e sjelljeve banditeske ndaj policisë. Mirë që ekziston video e aty shihet se kush çfarë ka bërë, dhe është vetëm gjykata ajo që do të sqarojë rrethanat e ngjarjes”.

I pari i OVL UÇK-së ka akuzuar më tej Sveçlën për të kaluarën e tij në raport me policinë.

“Ai i paska harruar sjelljet e tij banditeske që shumë herë i ka pasur ndaj policisë”, ka shkruar Klinaku më tej në Facebook./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori