LAJMI I FUNDIT:

Klasikja evropiane dhuroi spektakël në 45 minutat e parë, por jo edhe gola: Reali dhe Bayerni shpërdoruan shumë raste

Klasikja evropiane dhuroi spektakël në 45 minutat e parë, por jo edhe gola: Reali dhe Bayerni shpërdoruan shumë raste

Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e ndeshjes së dytë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve në mes të Real Madridit dhe Bayern Munichut.

Në Santiago Bernabeu, klasikja evropiane filloi furishëm, me dy skuadrat që patën shanse të arta shënimi.

Tetë minuta kaluan nga starti i ndeshjes dhe Serge Gnabry nuk ia doli të shënonte nga afërsia, duke goditur jashtë.


Në minutën e 13-të, Vinicius Junior po ashtu lëshoi një mundësi fantastike, me gjuajtjen e tij që goditi shtyllën e majtë.

Rodrygo nuk përfitoi pas vetëm pak sekondash për ta futur topin në rrjetë, por edhe aty ishte shtatlarti Manuel Neuer që bëri intervenim bravuroz.

Bellingham po luan përballë Bayernit me ilaçe kundër dhimbjeve
Lexo po ashtu Bellingham po luan përballë Bayernit me ilaçe kundër dhimbjeve

Thomas Tuchel u detyrua në minutën e 27-të të bënte zëvendësim, pasi Gnabry pësoi lëndim, ndërsa në vend të tij u fut Alphonso Davies.

Pas vetëm një minute, Harry Kane krijoi një rast të bukur shënimi, mirëpo Andriy Lunin ishte i vëmendshëm dhe dërgoi topin në goditje nga këndi për mysafirët.

Manuel neper shpëtoi edhe njëherë Bayernin, pasi stopoi goditje e Vinicius Junior (40’).

Mbrojta e dy skuadrave ishte fantastike, por që në 45 minutat e dytë me gjasë do të ketë së paku një gol. /Telegrafi/