LAJMI I FUNDIT:

Klamidia mund të zbulohet për më pak se 30 minuta

Klamidia mund të zbulohet për më pak se 30 minuta

Testi i ri i shpejtë për klamidinë (Chlamydia), sëmundjen më të shpejtë bartëse seksuale në botë, është dëshmuar i suksesshëm në testimet klinike dhe do të mund të bëhet shumë mekanizëm i efektshëm në parandalimin e shpërndarjes së sëmundjes, kanë thënë shkencëtarët britanikë.

Falë kësaj shpejtësie, testi do të mund të bëhej një mënyrë shumë e rëndësishme diagnositifikimi në shtetet në zhvillim, ku klamidia, e cila mund të shkaktojë infertilitet, është kryesisht kërcënim i fshehur.

Testi i ri për klamidia (Chlamydia Rapid Test apo CRT) zbulon bakteret nga strishoja vaginale, i cili është shumë më e thjeshtë se ajo cervikal, e pos kësaj është edhe dyfish më e saktë.

“Shpejtësia me të cilën merren rezultatet e CRT-së na mundësojnë që pacientes t’i ofrojmë edhe shërimin”, ka thënë Helen Lee nga University of Cambridge.


Një testim i tillë do të ishte shumë i dobishëm në klinikat mobile apo në rajonet me qasje të vështirë të vendeve në zhvillim, ku infektimi shpesh mbetet i pazbuluar.

Klamidia shërohet lehtë me antibiotikë, por nëse nuk shërohet mund të shkaktojë pasoja të rënda mjekësore, posaçërisht për gratë, si shtatzëni jashtë mitrës dhe infertilitet.

Testi do të jetë në dispozicion në fillim të vitit 2008, derisa kompania e cila e shpërndan Diagnostics for Real World ka për qëllim ta bëj të mundshëm në shëndetin publik të vendeve në zhvillim, për çmime shumë të ulëta.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori