Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) e ka vlerësuar të qetë gjendjen e sigurisë në komunën e Gjilanit, ndërkohë që është shprehur i shqetësuar me rastet e vetëvrasjeve që kanë ndodhur kohëve të fundit, dukuri kjo që nuk ka qenë kaq e theksuar më përpara.
“Fillimisht, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka prezantuar përbërjen e re të KKSB, ku janë bërë disa plotësime e zëvendësime si dhe ka autorizuar Halit Rexhepi, për koordinator të kësaj trupe komunale, duke nënvizuar faktin se ai e ka dijen dhe përvojën e duhur, meqë e ka udhëhequr Këshillin edhe në mandatin e kaluar.
Përndryshe, në këtë takim, të dytin me radhë, KKSB ka shqyrtuar dhe miratuar planin e punës për vitin 2018 si dhe është informuar për gjendjen e sigurisë në komunën e Gjilanit, për gjendjen e varrezave ortodokse, pastaj për gjendjen në sektorin e emergjencave si dhe për projektin e vendosjes së kamerave në qytet”, thuhet në njoftimin për media.
Plani i punës u miratua me plotësime, ku me propozimet e tyre kontribuuan Shqipe Haziri, Domenik Qerimi, Agim Hyseni, Ramadan Kurteshi dhe të tjerë. Halit Rexhepi, koordinator i KKSB, tha se plani punës parasheh aktivitet kryesore, por sipas tij, ky plan mund të plotësohet me propozime e tema të tjera.
Sa iu përket varrezave ortodokse, prifti Aleksander Markoviq kërkoi që intervenohet në rregullimin e hapësirës, meqë gjendja sipas tij, nuk është e mirë, kurse Agim Hyseni, përfaqësues i Këshillit të Bashkësisë Islame, tha se gjendja në varrezat e qytetit, përgjithësisht është e rëndë, pavarësisht përkatësisë fetare të të vdekurve, të cilët meritojnë respekt njësoj sikur të gjallët, ka shtuar ai.
“Për më tepër, Hyseni ka thënë se urgjentisht duhet të caktohet një lokacioni ri për varreza, ndërkaq varrezat ekzistuese duhet të mbyllen dhe konservohen, sepse nuk ka më hapësirë për varre të reja.
Halit Rexhepi ka thënë se këto kërkesa do t`ia përcjellë kryetarit të Komunës dhe me institucionet përkatëse do të iniciojë një projekt për pastrimin e varrezave ekzistuese, përkatësisht për sigurimin e një lokacioni të ri për varreza.
Përndryshe, siguria e përgjithshme në komunën e Gjilanit, është vlerësuar e qetë. Naser Rrahmani, zëvendëskomandant i Stacionit Policor, ka thënë se gjendja është në parametra normalë, madje në këtë periudhë, në krahasim me periudhën njëjtë të vitit të kaluar, ka një rënie prej mbi 36 për qind të veprave të ndryshme penale, ka thënë ai.
Sa i përket gjendjes në varrezat ortodokse, Rrahmani ka thënë se bëhet fjalë për dëme të mëhershme, sepse raste të tjera nuk ka pasur prej kohësh”, thuhet më tej në njoftim.
KKSB ka diskutuar edhe për gjendjen e komunikacionit në qytet, e cila ndodh të rëndohet herë pas here në udhëkryqet kryesore, me ç`rast i ka kërkuar policisë që të bëjë mbikëqyrje të përhershme në këto pika, për të shmangur bllokimin e rrugëve.
Një raport për gjendjen në sektorin e emergjencave e ka thënë Sami Spahiu, drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim, i cili ka thënë se ky segment mbetet i përkushtuar në mbrojtjen e pasurisë dhe jetës së qytetarëve në rastet kur ata rrezikohen nga vërshimet, zjarret dhe fatkeqësitë tjera natyrore, siç e dëshmoi edhe ditëve të fundit, me rastin e reshjeve të shiut, duke intervenuar kudo që kishte nevojë.
Spahiu tha se do ta ngritin nivelin e gatishmërisë për reagim në situata emergjente, por sipas tij, është i nevojshëm një pastrim urgjent i shtretërve të lumenjve, në mënyrë që të zvogëlohet mundësia për dëme dhe pasoja nga vërshimet eventuale.
Në funksion të rritjes së sigurisë, në Gjilan është duke u bërë instalimi i kamerave në qytet, një projekt ky që po realizohet nga Komuna e Gjilanit, në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane, e cili, siç ka thënë Rexhepi, ishte iniciuar pikërisht në KKSB dhe kishte marrë përkrahje nga kryetarin i Komunës, Lutfi Haziri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ndërpritet pragu i alarmimit në Strumicë
Sulmohen me kaçavidë dy persona në Deçan, dy të dyshuar dërgohen në mbajtje dhe një tjetër arratiset
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen
Zyrtari amerikan, Richard Verma pritet në takim nga presidentja Osmani
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025