Kjo veturë policie Tesla Model Y së shpejti do të patrullojë “në heshtje” rrugët e Kalifornisë

Deri më tani, firma kaliforniane Unplugged Performance i ka përqendruar përpjekjet e saj në ofrimin e kënaqësisë së ngasjes nga çdo model i Tesla, madje ndërtoi një veturë garash Model S Plaid e cila drejtohej nga Randy Pobst në çdo garë të Pikes Peak që nga viti 2021.
Por tani është pak më ndryshe. Po, është një veturë policie Model Y dhe do të hyjë në shërbim në Pasadenën Jugore së shpejti pasi ky qytet do bëhet i pari në SHBA që zëvendëson të gjithë flotën e veturave të policisë me vetura elektrike.
Unplugged dëshiron që kjo të jetë një pjesë kryesore e biznesit të saj edhe në të ardhmen, madje kjo është një dëshirë aq e madhe, sa që kompania ka nisur një divizion krejt të ri të flotës i njohur si UPfit, shkruan TopGear, transmeton Telegrafi.
Tani, UPfit bën disa pretendime mjaft të mëdha në lidhje me përfitimet e Tesla-s së saj ndaj veturave të zakonshme të policisë të markës Ford. Divizioni UPfit llogarit se Modeli Y kushton 91,990 dollarë, kjo pasi të jetë blerë dhe konvertuar në specifikimet e veturave policore, ndërsa një Ford Police Interceptor Utility Hybrid ka një çmim prej 98 mijë dollarëve.
Si rezultat, UPfit llogarit një kursim të mundshëm të kostos pesëvjeçare prej 27,012 dollarësh kur përdor Modelin Y në krahasim me një Ford me fuqi hibride.
“Zgjedhja e Tesla-s si platforma për automjetet tona patrulluese është një dëshmi e përsosmërisë së pashembullt inxhinierike dhe performancës së dëshmuar që ato ofrojnë”, thotë James Hedland, drejtor i flotës në Unplugged Performance.
“Duke shfrytëzuar teknologjinë e Tesla-s, ne jemi krenarë t’i ofrojmë zgjidhjet më të fundit forcave të zbatimit të ligjit, e të cilat janë edhe zgjidhje të besueshme dhe të qëndrueshme, duke fuqizuar oficerët për t’i shërbyer komuniteteve të tyre me besim”, shtoi tutje ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Volkswagen ka përgatitur një SUV të ri të vogël

Si u krijua logoja e Mercedesit?

Radari për matjen e shpejtësisë u solli miliona, zyrtarët e qytetit gjerman thonë se do t’i investojnë në shkolla dhe pishina

Kjo G Class ka çmimin e një Dacie të re

Dacia po fiton para edhe pa modele me ekran me prekje - a po kthehen prodhuesit tek thjeshtësia?

Vetura elektrike më e shitur, nuk është as në mesin e 25 automjeteve të reja më të kërkuara në Evropë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës