“Tendat nën çati” u ofrojnë kampistëve më shumë rehati, dhe një i fundit thuhet se e çon atë në nivelin tjetër.

Sipas mediave të huaja, përcjell telegrafi, bëhet fjalë për atë që po vlerësohet si “tenda më e madhe në botë me kapak të fortë”.


Ajo akomodon katër të rritur (plus kafshë shtëpiake), vendoset brenda sekondash dhe ofron 259 cm x 203 cm hapësirë me 127 cm lartësi mbi kokë.

Ajo përfshin një dyshek me ajër me trashësi 5 cm, kapak të fortë me veshje LINE-X, katër dritare për ventilim, si dhe një shkallë.

Me një peshë prej 93 kg, është ideale për familjet ose çiftet që duan hapësirë shtesë.

Ajo ka një çmim që sillet rreth 4 mijë euro dhe kërkon mbështetje të duhur të automjetit. /Telegrafi/