LAJMI I FUNDIT:

Kjo stinë është e fustaneve, pesë modelet që do mbizotërojnë periudhën e festave

Kjo stinë është e fustaneve, pesë modelet që do mbizotërojnë periudhën e festave

Pyetjet rreth stilit tashmë do të kenë përgjigje më të thjeshta; ky dimër i ka vënë vulën tendencave të reja dhe më në fund do të mund të shohim çfarë do të veshim çdo ditë, nga sot në muajt në vijim

Nëse të qenurit rehat është ajo që ka më shumë rëndësi për ju, ky dimër është i juaji dhe fustani-pulovër është gjithçka keni dëshiruar.


Nëse jeni tek kategoria e vajzave që gjatë verës jeni veshur me fustane mëndafshi, këtë dimër do të mund të qëndroni tek stili juaj edhe me një fustan në të njëjtin material, me mëngë dhe pa forma.

Në listën e mëposhtme kemi përmbledhur 5 stilet e fustanit që do t’ju bëjnë të dukeni me stil këtë sezon!

Fustani i trikotuar

Fustani i preferuar i vajzave për këtë sezon është pikërisht ky, herë në modelin që i ngjan një pulovri të ngrohtë e të rehatshme e herë me kopsa në gjithë gjatësinë e tij.

Fustani kadife

Nuk është surprizë në fakt që materiali kadife është në modë. Nëse dëshironi të jeni festive në këtë periudhë, kadifja e shkurtër ose e gjatë është i duhuri në ngjyrën e kuqe apo atë jeshile.

Fustani saten treçerekëshe

Uniforma e çdo vajze që ndjek modën! Fustanet treçerekëshe me mëngë të gjata ose të fryra nga nuancat e së gjelbrës, portokallies, së kaltrës e deri tek ato të së kuqes.

Fustanet në ngjyrë të errët me printe florale

Super i kombinueshëm me geta të zeza apo çizme deri tek kyçet.

Fustanet me mëngë të fryra

Ju prezantojmë siluetën më moderne të dimrit, mos u çudisni nëse e shihni në çdo vitrinë. /Telegrafi/