LAJMI I FUNDIT:

Kjo recetë nga hudhra do të rrafshojë rrudhat tuaja për shtatë ditë

Kjo recetë nga hudhra do të rrafshojë rrudhat tuaja për shtatë ditë

Shumica e femrave shpenzojnë mjaft para në preparate të ndryshme kozmetike, të cilat zakonisht nuk janë edhe aq efikase, ndërkaq në kuzhinë kanë serum të shkëlqyeshëm kundër rrudhave.

Të gjithë e dinë që hudhra është e shkëlqyeshme për shëndetin dhe është antioksidant i fuqishëm dhe antibiotik natyror, mirëpo a e keni ditur që i rrafshon rrudhat?


Përgatitni maskën e shkëlqyer për përtëritjen e fytyrës suaj, transmeton Telegrafi.

Për këtë recetë ju duhen këta përbërës si më poshtë:

– Hudhër
– Argjilë e bardhë
– Mjaltë
– Ujë të ftohtë

Hudhrën shtypeni deri sa të krijohet lloj paste, shtoni një lugë çaji mjaltë si dhe një lugë gjelle argjilë të bardhë.

Përzieni të gjithë përbërësit së bashku. Sigurohuni që flokët t’i largoni nga fytyra juaj e më pas të aplikoni këtë përzierje.

Lëreni të qëndrojë për 10 minuta.

Pas gjithë kësaj, shpëlajeni me ujë të ftohtë dhe fshijeni fytyrën me peshqir. Ky trajtim mund të përsëritet çdo ditë /Telegrafi/