Emri i saj shfaqet gjithnjë e më shumë kur bëhet fjalë për femrat me më shumë stil

Një nga serialet për adoleshentë më të ndjekur në vitin e fundit është sigurisht ”Euforia”, që tashmë është paralajmëruar edhe sezoni i tretë, transmeton Telegrafi.

Por, teksa jemi në pritje të aventurave të reja të personazheve kryesore, skuadra e famshme u mblodh sërish në një panel të organizuar nga “HBO Max”, dy muaj pas transmetimit të finales së sezonit të dytë.

Në tapetin e kuq, përballë panelit, Zendaya tërhoqi më shumë vëmendjen me një kostum elegant gri, të cilin e ka përshtatur me këpucë me taka gri.

Me bizhuteri argjendi dhe një model flokësh të lëpirë, Zendaya justifikoi edhe një herë statusin e saj të një ikone të re të modës.

Si ju duket ky edicion i aktores së re karizmatike dhe shumë të bukur? /Telegrafi/