Poezi nga: Patricia Kathleen Page Përktheu: Maksim Rakipaj

Dylli u shkri
por ëndrra e fluturimit
vazhdon.
Unë, Ikarus, sado mbërthyer mirë
brenda trupit tim
një pjesëz e ndritshme është tek unë
ku një zog
natë pas nate nëpër yje
ndërsa unë fle
shpalos flatrat e tij prej fantazme
dhe stërvitet.