Një studim zbuloi se gratë shtatzëna me preeklampsi kishin katër herë më shumë gjasa për këtë rrezik
Gratë që kanë presion të lartë të gjakut gjatë shtatzënisë do të kenë më shumë gjasa të vuajnë nga problemet e zemrës në vitet pas lindjes, thonë ekspertët.
Gjetjet vijnë pas një studimi që përfshinte gati gjysmë milioni gra, duke studiuar ndikimin e presionit të lartë të gjakut – i njohur si hipertensioni – në shëndetin e zemrës.
Ekspertët kanë arritur në përfundimin se gratë shtatzëna me tension të lartë janë më të ekspozuara ndaj rrezikut të sëmundjeve të zemrës pas lindjes.
Shkencëtarët nga Britania e Madhe zbuluan se gratë me ndonjë nga tri llojet e hipertensionit kanë 15 për qind më shumë gjasa të kenë sëmundje të arterieve koronare.
Ato gjithashtu kanë 11 për qind më shumë gjasa të kenë një goditje në tru, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, gratë me këtë gjendje nuk janë në rrezik më të madh për probleme të tjera të zemrës, si dështimi i zemrës ose fibrilacioni atrial – çka shkakton rrahjen e parregullt të zemrës.
Hipertensioni prek rreth 10 për qind të nënave në pritje dhe mund të ndodhë në nivele të ndryshme të ashpërsisë.
Studime të tjera kanë zbuluar se kjo gjendje mund të shkaktojë disa sëmundje fatale tek fëmijët më vonë në jetë, shkruan “The Sun”.
Cilat janë simptomat e hipertensionit te gratë shtatzëna?
Sipas Spitalit të Fëmijëve të Filadelfisë, simptomat përfshijnë:
▪ Rritje e presionit të gjakut
▪ Mungesa ose prania e proteinave në urinë (për diagnostikimin e hipertensionit gestacional ose preeklampsisë)
▪ Edemë (ënjtje)
▪ Shtim i papritur në peshë
▪ Ndryshimet vizuale si shikimi i paqartë ose i dyfishtë
▪ Të përziera, të vjella
▪ Dhimbje në anën e djathtë në pjesën e sipërme të stomakut ose dhimbje rreth stomakut
Megjithatë, shumë njerëz nuk i vërejnë shenjat e hipertensionit, që do të thotë se zakonisht zbulohet gjatë ekzaminimeve rutinë prenatale.
Ekzistojnë tre lloje të ndryshme të presionit të lartë të gjakut të lidhur me shtatzëninë – të gjitha ndodhin në faza të ndryshme të shtatzënisë.
Ato quhen hipertension kronik, hipertension gestacional dhe preeklampsi.
Studimi, i publikuar në “International Journal of Gynecology and Obstetrics“, mbështet kërkimet e mëparshme mbi efektet e rrezikshme të presionit të lartë të gjakut tek gratë shtatzëna.
Një studim zbuloi se gratë shtatzëna me preeklampsi kishin katër herë më shumë gjasa për të pasur një atak në zemër dhe tre herë më shumë të ngjarë të kishin një goditje në tru brenda 10 viteve nga lindja. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Edhe ju që i urreni sandalet, me siguri do i adhuroni këto që veshi Kendall Jenner

Vetëm femra më e bukur në botë mund të veshë sytjena që sfidojnë gravitetin

Nëse fëmija yt është i fiksuar me dinozaurët, kemi një lajm të mirë

Një gjë është çelësi i një marrëdhënieje të qëndrueshme, pohon psikologia

Gjëja që duhet të dini para se të vendosni fondatinën, këshillon influencerja e njohur

Grimierja e yjeve të famshme zbulon trukun ideal për buzë më të plota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët