Kosova arriti ta mposhte Malin e Zi me rezultat 2-0 në kuadër të Kualifikimeve për Euro 2020.

Përfaqësuesja jonë me këtë fitore të shënuar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ mbanë shpresat gjallë që të kualifikohemi në Kampionatin Evropian.


Golat në këtë ndeshje i shënuan Amir Rrahmani dhe Vedat Muriqi, për të shkuar kështu në kuotën e 11 pikëve.

Herolind Shala

Pas fitores ndaj malazezëve, ‘Dardanët’ do të udhëtojnë më 14 nëntor te Republika Çeke në një përballje që duket shumë e vështirë në letër.

Kosova duhet të fitojë patjetër ndaj çekëve në mënyrë që t’i kalojmë ata për dy pikë më shumë (14).

72334472 2462941113941162 312211231559647232 n

Por, tri ditë më vonë, Përfaqësuesja jonë do të përballet me Anglinë në ‘Fadil Vokrri’, duke shpresuar që të marrim së paku një barazim.

Tre Luanët aktualisht janë lider të Grupit A me 15 pikë, Çekia me 12, tanët me 11, Mali i Zi dhe Bullgaria me tri sosh. /Telegrafi/

et

yt

telegrafi sport app