Kjo është salca më e mirë: Përgatitet për pesë minuta, të gjithë e adhurojnë!

Salca kromatoze Alfredo është ëndërr kulinare. Është krijuar në Romë në vitin 1920, ndërkaq e ka shpikur Alfredo di Lelio
Deri sot kjo salcë është e adhuruar e cila u shtohet shumë ushqimeve.
Shërbehet me pasta, perime të fërguara në avull, mish skare...
Salca Alfredo bëhet kështu:
Nevojiten:
- 2 lugë gjalpë;- 2 thelpinj hudhre (të bluar);- 1 filxhan ajkë neutrale për zierje;- kripë;- piper;- ½ e filxhanit parmezan të freskët të grirë në rende.
Përgatitja:
Shkrini gjalpin dhe në të shtoni hudhrën e bluar. Fërgoni pak dhe shtoni ajkën.
Shtoni kripën dhe piperin dhe pastaj edhe parmezanin. Përzieni dhe qitni sipër pastës.
Grini edhe pak parmezan në rende mbi shpageta dhe kënaquni!
Shijojeni, - transmeton Telegrafi.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































