Videoja tregon se Policia u prit me armë zjarri dhe të shtëna dhe se ishte e detyruar që t’ua kthente zjarrin terroristëve të ISIS-it që gjendeshin brenda në teatër.

Shkëmbimet e zjarrit mes Policisë dhe terroristëve vazhduan për disa minuta, derisa sa u arrit që të vriteshin dy prej agresorëve, ndërsa i treti vrau veten.


Në sulmin brenda teksa perfomonte muzikë live grupi amerikan “The Eagles of Death Metal”, mbetën të vrarë 91 persona.