LAJMI I FUNDIT:

Kjo është përgjigjja e partive shqiptare rreth anketës së IHPQM-së

Kjo është përgjigjja e partive shqiptare rreth anketës së IHPQM-së
Pencil and questionnaire on white isolated background. 3d

Pas anketës së fundit të IRI-t që tregoi renditjen e partive politike në Maqedoni, së fundmi i është bashkangjitur edhe anketa e re nga ”Instituti për Hulumtimin e Politikave dhe Qeverisjes se Mirë”.

Anketa është realizuar në periudhën 19-22 maj të këtij viti dhe janë anketuar vetëm shqiptarë (700 në numër). Nga ”Instituti për Hulumtimin e Politikave dhe Qeverisjes se Mirë” thonë se është zbatuar metodologjijë e veçantë për zonat dhe komunat ku shqiptarët janë shumicë.


Në pyetjen ”Nëse këtë javë mbahen zgjedhjet, për cilën parti do të kishit votuar?” janë përgjigjur kështu: BDI dhe Lëvizja Besa janë të përafërta sa i përket mbështetjes, edhe atë BDI (12.5%), Lëvizja Besa (12.2%). Poashtu edhe LR-PDSH ka një rritje solide (9.1%), kurse PDSH ashtu si në anketat e fundit, poashtu rezultatet e IHPQM-së tregojnë se kjo parti përsëri është në rënie.

Telegrafi Maqedoni ka kontakuar Partinë Demokratike Shqiptare (PDSH) në lidhje me anketën e fundit për të marrë vlerësimin nga kjo parti. Bekim Fazliu, ish-deputet i PDSH-së thotë se PDSH asnjëherë nuk u ka besuar anketave dhe mban qëndrimin se nuk duhet komentuar cilado anketë qoftë.

‘Në parim, asnjëherë, prej se ekziston PDSH-ja, nuk është marrë me anketa dhe nuk kemi komentuar asnjë lloj ankete kushdo që e ka bërë apo e ka porositur. Kaq! Nuk komentojmë anketat. Prej sa e mbaj mend, anketa ka pasur çdoherë, por kemi vendosur të mos i komentojmë’, thotë Fazliu nga PDSH-ja.

Sekretari i përgjithshëm i LR-PDSH-së, Arben Taravari për Telegrafi Maqedoni thotë se, është momenti historik që anketën ta ‘shkruajnë’ shqiptarët vetë.

‘Nuk mendoj se është momenti që të ecim me anketime. Ky është moment historik të cilin shqiptarët do duhet të kenë inteligjencën ta shkruajnë si duhet. Është koha jonë, le ta bëjmë tonën’, thekson Taravari.

Shqiptaret e Maqedonisë e kanë humbur besimin në partitë shqiptare që i përfaqësuan deri më tani, BDI dhe PDSH dhe se vota popullore ishte dëshmi për diferencën e ngushtë midis dy subjekteve të para politike, kështu pretendon zëdhënësi i Lëvizjes Besa, Faton Fazliu.

‘Këtë e dëshmon edhe rezultati i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare ku këto dy parti u ndëshkuan nga elektorati duke u përgjysmuar. Pavarësisht se përmes komisionarëve të saj politik, bashkëveprimi i OBRM-PDUKM-së dhe BDI-së ia mori dy mandate Lëvizjes Besa, vota popullore ishte dëshmi për diferencën e ngushtë midis dy subjekteve të para politike. Secili sondazh i publikuar tash së fundmi, qoftë nëse i referohemi sondazheve të IRI-t apo Institutit të Politikave për Qeverisje të Mirë, flasin për barazimin e rezultatit midis dy partive shqiptare. Njëkohësisht, të gjitha këto matje të opinionit tregojnë edhe për numrin e madh të atyre që kanë humbur besimin në pushtetarët shqiptar ngaqë BDI ka dëmtuar rëndë besimin tek votuesit’, deklarohet Fazliu.

Ndryshe nga tre partitë shqiptare, anketën e IHPQM-së, nuk e kanë komentuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI). Të kontaktuar disa herë nga Telegrafi Maqedoni, partia në fjalë nuk ka treguar gatishmëri për të dhënë vlerësimin e saj rreth anketës dhe përafrimit sa i përket rezultateve me Lëvizjen Besa.

Përndryshe anketa e fundit e IRI-t u komentua me rezervë nga subjektet politike dhe se kjo nuk tregon rezultatin dhe mbështetjen që kanë partitë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori