LAJMI I FUNDIT:

Kjo është pasuria e kryeministrit Edi Rama

Kjo është pasuria e kryeministrit Edi Rama

Zbardhet deklarimi i pasurisë së Kryeministrit Edi Rama dhe familjes së tij për vitin 2015. Sipas të dhënave të publikuara nga “Open Data Albania”, mësohet se vila e Kryeministrit Rama në fshatin e Surrelit, në komunën Dajt është deklaruar me një vlerë prej 39,607,741 lekësh ose rreth 395 mijë dollarë.

“Bashkëpronar me 50%, e ku 50% të tjera pjesë e regjimit martesor me bashkëshorten Lindita Rama, shtëpi banimi me sipërfaqe të padeklaruar, përcaktuar një kat, me vlerë ndërtimi 39,607,741 lekë, vendndodhja e shtëpisë në fshatin Surrel, komuna Dajt, pasuri që justifikohet me dokument leje ndërtimi, momenti i deklarimit pa titull pronësie”, thuhet në deklaratën e pasurisë së Kryeministrit Rama, raporton “Panorama”.

Ndërkohë që në kategorinë e detyrimeve të papaguara thuhet se kreu i qeverisë ka si “detyrim të papaguar ndaj subjektit ndërtues të ‘shtëpisë së banimit në Surrel’, me vlerë – 12 056 241 lekë, detyrim si pjesë e regjimit martesor 50 me 50 me bashkëshorten”.


Apartamente

Gjithashtu, në deklaratën e vitit 2015 Kryeministri është regjistruar si pronar i dy apartamenteve të Tiranë, një banesë e privatizuar dhe e rivlerësuar në vitin 2012 me vlerë 5,422,100 lekë, me sipërfaqe 59 m². Po ashtu, pronar i një studioje artisti me sipërfaqe 65 m², në Tiranë, e trashëguar nga babai, me vlerë 2,500,000 lekë të rinj.

Në kategorinë e pasurive të paluajtshme, bashkëshortja e Kryeministrit, Lindita Rama, ka deklaruar blerjen e një apartamenti në të cilin figuron pronare 100% në Tiranë, banesë me sipërfaqe 146.15 m2 + verandë 68 m2 + garazh 17 m2, blerë me pjesë në 2009-n dhe 2015-n. Në listën e pasurive të paluajtshme Lindita Rama rezulton pronare e truallit të blerë në Surrel, me sipërfaqe 4 483 m2.

Pikturat

Për herë të parë, Kryeministri Rama ka deklaruar edhe fitimin që ka marrë nga shitja e pikturave, edhe pse në deklaratën zyrtare nuk i ka ndarë veçmas të ardhurat e fituara nga libri “Kurban” me një vlerë prej 26 mijë dollarësh.

“Të ardhura nga krijimtaria artistike: shitje e librit ‘Kurban’, shitje punë artistike vlera neto me detyrime tatimore të zbritura 2,694,009 (dy milionë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e katër mijë e nëntë) lekë”, thuhet në deklaratën e kreut të qeverisë.

Në deklaratën e pasurisë së Kryeministrit është shtuar dhe djali, Gregori, se ka fituar nga shitja e veprave të artit. Në deklaratën e vitit 2015 thuhet se Gregor Rama ka ftuar 3400 euro nga shitja e pikturave. Ndërkohë që Gregori ka pakësuar llogarinë bankare me minus 197,626 lekë.

Lindita Rama

Bashkëshortja e Kryeministrit, Lindita Rama, ka shtuar në llogaritë e saj personale gjatë vitit 2015 një shumë prej 3,004,470 lekësh të rinj. Ajo ka deklaruar nga paga e saj si eksperte shumën prej 1,929,676 lekësh.

Ndërsa 1,936,237 lekë janë shtuar si të ardhura nga qiraja e apartamentit në pronësi të saj. Në deklaratën e vitit 2015, thuhet se Lindita Rama ka dhënë hua një shumë prej 70 mijë eurosh pa interes, e përcaktuar me datën e huadhënies. Në kategorinë e likuiditeteve dhe kategorive kesh, thuhet se:

“Bashkëshortja Lindita Rama zotëron gjendje llogari bankare më 10.09.2013 në vlerën 6 206 644.3 lekë, deklarohet 100% pjesëtare”.

Në deklaratën e pasurisë thuhet se çifti kryeministror nuk zotërojnë automjete, ndërkohë që thuhet se: “kanë paguar bashkërisht me zonjën Rama, gjatë 2015¬s, detyrimin në vlerën 7 099 (shtatë mijë e nëntëdhjetë e nëntë) euro për kredinë e marrë në një bankë të nivelit të dytë, aktivizuar kredia më 22.10.2013 me vlerë 80 000 euro, afat shlyerjeje 10 vjet. Shuma e mbetur pa paguar pas datës 31 dhjetor 2015 është 64 923 EU”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Lajme
Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Lajme
Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes - policia nis hetimet

I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes - policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori