LAJMI I FUNDIT:

Kjo është ngjyra e saj: Melania Trump kurrë më bukur nuk është dukur! (Foto)

Kjo është ngjyra e saj: Melania Trump kurrë më bukur nuk është dukur! (Foto)

Dama e parë e Amerikës nuk po pushon të shkëlqejë me dukjen e saj!

Melania Trump po e shoqëron kryetarin amerikan Donald Trump në udhëtimin e tij nëpër Azi, ndërkaq ky turne do të zgjasë edhe deri në 12 ditë.

Dama e parë dhe kryetari amerikan më parë janë ndalur në Havaje për t’u bërë nderime ushtarëve dhe marinarëve të vrarë amerikanë në Pearl Harbor, transmeton Telegrafi.

Melania për këtë udhëtim ka zgjedhur pallton në ngjyrë kobalti me nënshkrimin e shtëpisë së njohur të modës Emilio Pucci, ndërsa ka mbathur këpucë ngjyrë të njëjtë të brendit Christian Louboutin.

Palltoja e damës së parë qëndron si e derdhur për trupi dhe zbulon figurën e saj të bukur, ndërsa këpucët, si zakonisht, ia shtojnë seksipilitetin.

Melania është përshëndetur me fansat e vet – vogëlushet të cilat kanë ardhur ta përcjellin dhe është fotografuar bashkë me to. /Telegrafi/