LAJMI I FUNDIT:

Kjo është fondatina që përdor Kim Kardashian

Kjo është fondatina që përdor Kim Kardashian
Foto: GettyImages

Kur bëhet fjalë për idhujt e grimit, Kim Kardashian do të jetë gjithmonë numri një.

Kjoështë arsyeja pse ne ndjekim rregullisht çdo artiste grimi që bashkëpunon me të.


Ashtu si Ash K Holm, e cila ka kanalin e saj në YouTube ku ndan udhëzime për pamje të ndryshme, përfshirë grimin që bënë në vetë Kim.

Kohët e fundit, Ash ndau një ‘tutoria’l për pamjen që bëri për intervistën e Kim Kardashian me David Letterman.

Ndërsa shumica e produkteve të përdorura ishin nga KKW Beauty, ajo ndau fondatinën që përdori për pamjen e Kim dhe është një zgjedhje klasike.

Duke e përshkruar atë si një “fondatinë ëndrrash për t’u përdorur në lëkurën e çdokujt”, Ash ndau dashurinë e saj për Formulën ikonike Luminous Silk të Giorgio Armani.

Duke shpjeguar se ajo shkrihet në lëkurë, jep “mbulim të mahnitshëm” dhe ndihet si një serum. Ash shpjegoi se është një element kryesor i qilimit të kuq për të dhe një gjë e domosdoshme në çantën e çdo artisti. /Telegrafi/