LAJMI I FUNDIT:

Kjo është fjala e cila kërkimfaljen e shndërron në ofendim

Kjo është fjala e cila kërkimfaljen e shndërron në ofendim

Me siguri ju ka ndodhur që të thoni diçka që palën tjetër e ka ofenduar, dhe pastaj kur dëshironi t’ia komunikoni personit që ju vjen keq, krijohet një kaos i vërtetë.

Nëse me sjelljen tuaj dikë e keni ofenduar apo lënduar, gjithsesi do të duhej që atij personi t’ia bëni me dije që ju vjen keq.


Mirëpo, kini kujdes, kërkimfalja juaj lehtë mund të bëhet ofendim nëse thoni edhe vetëm një fjalë të gabueshme.

Fjalët e zgjedhura me kujdes patjetër kanë rëndësi kur kërkoni falje, nëse nuk mendoni që situatën e keqe ta përkeqësoni edhe më shumë.

Pikërisht atë mund ta bëjë përdorimi i fjalës “nëse”, derisa kërkoni falje, transmeton Telegrafi.

Bëhuni të kujdesshëm sepse “më fal që të kam lënduar” nuk tingëllon njësoj si “më fal nëse të kam lënduar”.

Dallimi në atë është që fjala “nëse” shërben si shkas për personin tjetër që të dyshojë në sinqeritetin tuaj.

Gjithashtu, mund të lërë përshtypje që ju në të vërtetë kështu e hulumtoni, përkatësisht dyshoni në reagimin e tij për ç’shkak qëndrimi i tij mund të bëhet mbrojtës.

Atëherë më nuk do t’i interesojë ajo që keni për t’i thënë, pa marrë parasysh sa kanë qenë të sinqerta qëllimet tuaja. /Telegrafi/