LAJMI I FUNDIT:

Kjo është fanella speciale e Kosovës me të cilën do të luajnë ndaj Anglisë

Kjo është fanella speciale e Kosovës me të cilën do të luajnë ndaj Anglisë

Përfaqësuesja e Kosovës do t’i luaj dy ndeshjet shumë të rëndësishme gjatë muajit nëntor.

Dardanët do të përballen me Çekinë fillimisht më 14 nëntor në Plzen, ndërsa tri ditë më vonë me Anglinë në Prishtinë.

E për këto dy takimet janë bërë edhe fanella speciale duke pasur parasysh rëndësinë e ndeshjeve.


Derisa për takimin me Çekinë është zbuluar fanella e bardhë e veçantë, tani është publikuar edhe ajo për Anglinë.

Ka qenë kompania e veshmbathjeve Fourteen që ka publikuar fanellën e re të Kosovës, e cila është e kaltër.

Me këtë fanellë Dardanët do të zbresin në fushë ndaj Anglisë me të vetmin qëllim fitoren dhe kualifikimin në Euro 2020. /Telegrafi/