LAJMI I FUNDIT:

Kjo është autolarja më e madhe në botë

Kjo është autolarja më e madhe në botë

Autolarja më e madhe në botë ndodhet në Frankfurt, Gjermani.

Kapaciteti ditor i kësaj autolarje është 4,000 vetura dhe punëson më shumë se 100 punëtorë, transmeton Telegrafi.

Sipas Autoblog, i gjithë sistemi ka pompa speciale që rrisin presionin e ujit nga furnizimi me ujë, dhe janë instaluar pajisje për trajtimin e ujërave të ndotura, të cilat riciklojnë ujin e përdorur dhe e kthejnë atë në sistem.


Vetëm mjetet e tharjes së makinave konsumojnë 6,000 kWh energji elektrike në ditë, që është afërsisht konsumi i dy familjeve në vit. /Telegrafi/