LAJMI I FUNDIT:

Kjo është aeroplanmbajtësja e re më e madhe në botë e ushtrisë amerikane, e cila ka kushtuar plot 13 miliardë dollarë (Foto/Video)

Kjo është aeroplanmbajtësja e re më e madhe në botë e ushtrisë amerikane, e cila ka kushtuar plot 13 miliardë dollarë (Foto/Video)

Pas shumë viteve punë dhe miliarda dollarë investime, aeroplanmbajtësja më e re amerikane USS Gerald R. Ford që njëherit është edhe aeroplanmbajtësja më e madhe në botë, gjatë javës së kaluar ka lundruar për herë të parë.

Lundrimi i saj është ndjekur për së afërmi nga mijëra marinarë, inxhinierë dhe zyrtarë tjerë ushtarakë, transmeton Telegrafi.


Anija që peshon plot 100 mijë ton fillimisht ishte vendosur në Hampton Roads dhe më pas është futur në det, në mënyrë që të kryej testin përfundimtar të lundrimit.

Pas shumë viteve pritje, aeroplanmbajtësja që kushton plot 13 miliardë dollar është nxjerr në det dhe po kryen testet përfundimtare.

Kjo është anija e parë e klasit të ri të aeroplanmbajtësve dhe është e pajisur me sistemet më të avancuara, derisa forcat detare amerikane deri më tani kanë përdorur aeroplanmbajtëset e klasit Nimitz.

Në ndërtimin e kësaj anije kanë marrë pjesë mbi pesë mijë persona, dhe konsiderohet si projekti më i shtrenjtë në flotën amerikane.

USS Gerald R. Ford, peshon 100 mijë ton ose sa 400 Statuja të Lirisë që është e vendosur në qytetin e New York-ut.

Aeroplanmbajtësja posedon një pistë prej 4 mijë metra katrorë dhe mund të bartë një personel prej 4.660 dhe 75 fluturake të ndryshme, dhe është e dizajnuar që të përdor kompjuter 3D.

Shpejtësia maksimale e saj është 34 kilometra në orë, dhe brenda saj janë të instaluar mbi tetë mijë metra kabllo elektrike.

Gjatësia e kësaj anije është 340 metra dhe mund të kryej mbi 220 sulme ajrore brenda një ditë, derisa për radarët ajo është pothuajse e padukshme. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=OaokMEJf1yw

Në trend Botë

Më shumë
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Amerika
Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Botë
ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

Evropa
“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

Botë
Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Amerika
Kalo në kategori