Kjaer pritet të operohet të premten

Mediat në Itali raportojnë se Simon Kjaer do t'i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike nesër (e premte), pas lëndimit të ligamenteve në ndeshjen ndaj Genoas.
Calciomercato.com dhe Sportmediaset bëjnë të ditur se mbrojtësi i Milanit i ka dëmtuar ligamentet e gjurit të majtë dhe për këtë arsye duhet të operohet.
Danezi u largua nga fusha vetëm pas katër minutash lojë, ndërsa mëngjesin e sotëm (e enjte) iu është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































