LAJMI I FUNDIT:

Kishte urdhëruar më shumë se 150 vrasje, vdes në spital – kush ishte bosi i Cosa Nostra-s, Toto Riina

Kishte urdhëruar më shumë se 150 vrasje, vdes në spital – kush ishte bosi i Cosa Nostra-s, Toto Riina

Bosi i njohur i mafies siciliane Salvatore “Toto” Riina është ndarë sot nga jeta nga sëmundja e kancerit pas dy ndërhyrjeve kirurgjikale, raportojnë mediat italiane.

Riina, 87-vjeç, bosi famëkeq i organizatës mafioze Cosa Nostra, u burgos në vitin 1993. Ai po vuante 26 dënime të përjetshme dhe besohet të ketë urdhëruar më shumë se 150 vrasje.

Riina ndodhej prej disa ditësh në koma dhe familjes së tij i ishte dhënë leja për ta vizituar në spitalin e burgut në Parma.


Djali i madh i ish-mafiozit, Giovanni, gjithashtu po vuan dënim të përjetshëm në burg. Riina qëndron prapa një serie atentatesh me bombë në Romë, Milano dhe Fiernce, në vitin 1993.

Në 1992-shin, Toto Riina vrau dy gjykatësit e njohur që luftonin mafien Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino.

Arrestimi

Arrestimi i tij erdhi si rezultat i një hetimi të karabinierisë, Palermos dhe konkretisht i një skuadre speciale, në krye të së cilës ishte kapiteni Serxho De Kaprio, i mbiquajtur “Ultimo”, që do të finalizohej me kapjen e bosit të bosëve.

Pas arrestimit të Riinas, falë punës së karabinierisë, Policisë dhe sidomos Prokurorisë së Palermos e Kaltanisetas do të bëhej e mundur identifikimi dhe kapja e të tjerë shefave mafiozë si Benedeto Santapaola, Leoluka Bagarela, Xhovani Bruska, Pietro Alieri, Salvatore Kancemi, Antonino Xhufre, Rafaele Ganci, Bernardo Provencano, Salvatore Lo Pikolo, etj.

Jeta e Riinës

Rreth jetës së Salvatore Riinës dhe familjes së tij, ende ka mistere. Për jetën dhe veprimtarinë e tij janë bërë shumë filma, ku më i spikaturi ka qenë seriali “Il capo dei capi”.

Riina lindi në fshatin Korleone në vitin 1930 dhe veprimtaria e tij si “njeri i nderuar” fillon një ditë vere të vitit 1958, kur në afërsi të fshatit të tij, Luciano Lixho, masakron me plumba mitralozi, drejtorin e spitalit, doktorin Mikele Navarra, i cili ishte shefi i mafies në vend.

Në krah të Lixhos, qëlluan edhe një grup të rinjsh, midis të cilëve ishte edhe Salvatore Riina.

Fillimisht Riina ishte mëkëmbës i Lixhos, shef i plotfuqishëm i Mafies Korleoneze, i cili zëvendësoi Navarren. Gjatë kësaj kohe ai ka bashkëpunuar me Bernardo Provencanon.

Salvatore Riina filloi të bëhet shumë i pushtetshëm pas rënies së bosit të “korleonezëve”, Luciano Lixho, i cili arrestohet në maj të vitit l974.

Pushteti i don Toto-s, sikundër zbulojnë disa të penduar, arrin deri në SHBA ku në pak vite, bosi korleonez ia arrin të lidhë aleanca me disa nga “familjet” më të pushtetshme të Cosa Nostras amerikane.
Për pushtetin e Riinas, fliste në hetimet e tij edhe prokurori Xhovani Falkone. Këtë e bën pas rikthimit nga udhëtimi i shkurtër në SHBA, ku kishte shkuar për të takuar prokurorin e New Yorkut, Rudolf Xhuliani dhe prokurorin e Manhattanit, Ricard Martin.

“Por shefi i Cosa Nostras nuk ishte më Luciano Lixho, por Salvatore Riina. Është ai, që nga vendi i arratisjes, drejtonte trafiqet më të mëdha të drogës në gjysmën e Botës. Dhe është gjithmonë ai prapa çdo ngjarje të përgjakshme”, kishte shkruar Falkone. /bw/

Në trend Botë

Më shumë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
Kalo në kategori